NJOFTIM
Ju njoftojmë se ditën e martë më datë 31.03.2026 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Shkurt 2026”.
- P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Shkurt 2026”.
- P/vendim“Për miratimin e ndihmës financiare për shtetasit E. A, O.V, M. N, M. Ll, të prekur nga përmbytjet gjatë muajit Nëntor 2025”.
- P/vendim“Për miratimin e nisjes së procedurës së shpronësimit dhe miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit për pasuritë pronë private, që preken nga projektit“ përmirësimi integruar urban të zonave turistike të Ksamilit dhe zonave përreth”.
- P/vendim “ Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
- Raport mbi punën e Policisë Bashkiake për vitin 2025.
- Informacion mbi ecurinë e investimeve publike në infrastrukturën rrugore,të financuara nga të ardhurat e Bashkisë dhe nga fondet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Mars, ora 10:00.
- Komisioni i çështjeve juridike,rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Mars, ora 11:00 .
- Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 30 Mars, ora 11:00.
KRYETAR
ASAF STROKA
