NJOFTIM
Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 27.02.2026 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Janar 2026”.
- P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Janar 2026”.
- P/vendim“Mbi miratimin e projekt-propozimit për ofrimin e shërbimit“PAK përtej distancës”.
- P/vendim“Për miratimin e shtetases P për t’u trajtuar në qendrën polivalente ditore të të moshuarve “Feti Rugji” Sarandë”.
- P/vendim “Për miratimin e draft marrëveshjes së binjakëzimit ndërmjet Bashkisë Sarandë , Shqipëri dhe Bashkisë së Pardubicёs, Çeki”.
- P/vendim“Për miratimin e nisjes së procedurës dhe miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit për pasuritë pronë private , që preken nga projekti “Poli i Zhvillimit Turistik Sarandë ”.
- P/vendim“Për disa ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.20 datë 16.05.2017 për miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve”.
- P/vendim “Për miratimin e nivelit te pagave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrative të Bashkisë Sarandë dhe njësive në varësi”.
- Informacion mbi funksionimin e Qendrës së Zhvillimit dhe Qendrës Multifunksionale për zhvillimin e fëmijëve dhe fuqizimin e familjes në Bashkinë e Sarandës.
- Raport mbi ecurinë e investimeve të vitit 2025.
- Informacion mbi rishikimin e dokumentit të planit të përgjithshëm vendor.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Shkurt, ora 10:00.
- Komisioni i çështjeve juridike,rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Shkurt, ora 11:00 .
- Komisioni i arsimit,kulturës,sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Shkurt, ora 13:00.
- Komisioni i shërbimeve publike,strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Shkurt, ora 11:00.
- Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Shkurt, ora 13:00.
KRYETAR
ASAF STROKA
