Në Gjirin e Sarandës ka mbërritur kroçiera e parë e madhe. Në bordin e “Norwegian Star” ishin 2200 turistë të huaj, kryesisht me shtetësi amerikane. Ata e patën ditën e tyre turistike në Sarandë, duke u bërë vizitorë të Butrintit antik, si dhe guiduan në atraksione dhe pika të interesit turistik në qytetin e Sarandës, ku tërheqje të posaçme pati Galeria “Art-Saranda”. “Norwegian Star” është e para kruazierë e madhe që ankoron në Sarandë. Ajo vjen pas prekjes së parë të brigjeve të Sarandës, më 21 mars, nga trageti “Arethusa”, gjithashtu me turistë nga USA. Ndërsa “Norwegian Star” kryeson kalendarin e turizmit të trageteve të kapaciteteve të mëdha për Sarandën 2023.











