Në vijim të traditës 4-vjeçare dhe në respekt të sakrificës së agjërimit në Muajin e Madhërishëm të Ramazanit, Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma shtroi iftar për besimtarë muslimanë të Sarandës. Në emër të tyre, Myftiu Bledi Mullai ka falenderuar Kryebashkiakun Gurma për iftarin, duke vlerësuar për respektin dhe nderimin e ardhur nga Bashkia e drejtuar prej tij, ndaj komunitetit musliman. Nga ana e vet kreu i Bashkisë Adrian Gurma tha se ky komunitet mbetet pikë reference për vlerat morale që ushqen. Ai tha se do të ishte edhe më domethënëse që ky iftar të jepej në pritje të Natës së Kadrit, por kjo nuk u mundësua për shkak të agjendës. Gurma i uroi besimtarët që Zoti t’u pranojë sakrificën që janë duke bërë me agjërimin dhe të përmbushë lutjet e tyre. Në iftar Kryetari Gurma shoqërohej edhe nga deputeti Blendi Klosi, nga kandidati për Kryetar Bashkie, Oltion Çaçi, Nënkryetari Florjan Sali etj.










