Paraditen e 21 prillit, Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, shkoi në xhaminë e Sarandës, ku uroi me rastin e Fiter Bajramit. “Duke uruar ju në këtë ditë të shënuar, kemi uruar të gjithë komunitetin musliman të Sarandës, për mirësi e mbarësi”, i tha Gurma Myftiut Bledi Mullai. Kreu i Bashkisë Gurma tha se agjërimi i mbajtur gjatë Muajit të Ramazanit, që mbyllet me këtë ditë feste, përveçse shpirtëror, është edhe me dobi fiziologjike për njeriun. Ai ka uruar që kjo sakrificë dhe lutjet e bëra, të jenë pranuar dhe të shërbejë për mirësi e solidaritet. Gjatë bisedës është vlerësuar edhe fakti që në këto zgjedhje vendore komuniteti musliman ka ofruar kandidatë të vet për këshilltarë bashkiakë, individë të njohur për cilësi të larta morale, për integritet dhe investim me kontribute komunitare.

 

AlbaniaUSA