Apeli për të qenë më reagues e më veprues ndaj dhunës, në mbyllje të 16 ditëve aktivizëm, është përcjellë edhe me një veprimtari artistike, në sallën e Bashkisë Sarandë. Në bashkëpunim me ZVA-Sarandë, me institucione të tjera dhe OJF, u zhvillua aktiviteti kulturor, që kaloi mesazhe ndërgjegjësuese për përfshirje në luftën kundër dhunës në familje. Aktorët e Qendrës Kulturore Sarandë ishin protagonistë, por skena dhe salla shkrinë kufijtë, pasi shfaqja ishte gjithëpërfshirëse për çdo të pranishëm: nxënës të shkollave të qytetit, aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë.