Një ndalesë e posaçme është bërë në qendër të fshatit Berdenesh nga Bashkia e Sarandës dhe Kryetari i saj Adrian Gurma. Banorët e këtij fshati janë dëgjuar në një bashkëbisedim miqsor dhe janë marrë shqetësimet e propozimet e tyre, për përfshirje në Projektbuxhetin e vitit 2023. Kërkesat e tyre janë mbajtur shënim, me qëllim që ato më prioritaret të bëhen pjesë e mbështetjes financiare nga buxheti i vitit të ardhshëm. E sigurt është që Berdeneshi do të marrë më shumë vëmendje nga Bashkia, në ofrimin e shërbimeve më të mira e kryesore në komunitet.