Projekti i KOKSH për kompletimin e ekipeve me uniforma sportive, është prekur nga dhjetëra nxënës që janë pjesë e ekipeve të shkollave të Sarandës. Ato janë shpërndarë nga Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, Gerti Shima. Kjo pajisje me uniforma, vhen në kuadër të projektit ”Ekipet Sportive 2022”, si pjesë e strategjisë për gjallërimin e jetës sportive dhe largimin e fëmijëve nga veset dhe nga rruga. Pajisja me uniforma shkon paralelisht me angazhimin e qeverisjes vendore për ofrimin e terreneve më të mira të stërvitjes, si dhe për nxitjen e masivitetit e të cilësisë sportive.