Në këto ditë, kur sezoni turistik është më pak i ngarkuar, dikush jep më shumë vëmendje për fëmijët e Shtpisë së Fëmijëve “Vangjel Pulla”. Ky dikush ishte kompania “Gabby Tours”, që mundësoi një lundrim në Gjirin e Sarandës për djemtë dhe vajzat e këtij institicioni social. Shetitja në det me anijen “Si Saranda”, shoqëruar me ushqim të dedikuar për ata, u dhuroi shumë kënaqësi, njohje për brigjet e Sarandës dhe argëtim banorëve të “Vangjel Pullës. Në këtë shetitje argëtuese ata shoqëroheshin edhe nga edukatoret e tyre.








