40 bukuroshe nga disa vende të Botës, pjesëmarrëse në Miss Summer World 2021, përpara se të ngjiten në skenën e Kalasë së Gjirokastrës, bënë mbrëmjen e të premtes, një performancë bukurie në shetitoren e Sarandës. Me fashat e shteteve që përfaqësojnë në këtë konkurs bukurie dhe me veshje mbrëmjeje, Misset sfiluan përgjatë shetitores dhe në një prej platformave që futen në det. Performanca e tyre, mundësuar nga Bashkia e Sarandës, u shoqërua nga adhurimi i publikut sarandiot dhe pushuesve, duke dhuruar momente të bukura. Pas show-t në shetitore, bukuroshet nga bota, përjetuan momente të bukura duke udhëtuar në bordin e anijes “Pashaj-Vip”, me të cilën bënë një guidë në Gjirin e Sarandës. Ato shprehën kënaqësinë që iu dha shansi të vijnë dhe performojnë edhe në Sarandë, ku bukuria e tyre u shkri me bukurinë e “kryeqytetit veror” të Shqipërisë.