Në mjediset e resortit “Bugonville Bay”, u organizua të martën mbrëma, eremonia përmbyllëse e eventit “Saranda Art Days”, Jona Dividi, në cilësinë e organizatores së kolegëve të saj nga 14 vende të botyës, përfshi Shqipërinë, përmes emoocionit dhe kënaqësisë, tha se pesë ditët kaluan shpejt dhe atje ku u çel kly event, edhe mbyllet, me krijime të bukura, me ndjenja të bukura dhe shoqëruar nga mbështetja dhe përkujdesja deri në detaj, që u ofrua nga Bashkia e Sarandës dhe nga qytetarët e saj. Në shenjë mirënjohjeje për këtë, ajo i ka dorëzuar Kryetarit të Bashkisë, Adrian Gurma, paletën që është simboli i artit të pikturës, ku ishte stampuar me pirografi firma e çdo pjesëmarrësi në Simpoziumin e Parë Ndërkombëtar të Sarandës, organizuar nga 10-15 shtator 2021. “Ju falenderoj nga zemra, që i dhatë më shumë ngjyra dhe më shumë frymëzim e dashuri Sarandës, në një verë që vazhdon të zgjatet edhe në vjeshtë”, u është drejtuar piktorëve nga bota Kryebashkiaku Adrian Gurma. Ai ka siguruar edhe një herë organizatorët dhe piktorët pjesëmarrës në “Saranda Art Days”, se ka vullnet e angazhim të plotë për ta kthyer këtë projekt që nisi në vitin e 100-vjetorit të Bashkisë, në një event të përvitshëm në Sarandë. Në vlerësim të kësaj iniciative të bukru, kreu I Bashkisë Gurma i ka dhënë zonjës Jona Dividi, organizatore dhe drejtore e Qendrës “Tirana Art”, Çertifikatën e Mirënjohjes, si dhe Medaljonin e Bashkisë, që u jepet personaliteteve dhe emblemën e 100-vjetorit të Bashkisë së Sarandës. Për secilin prej pjesëmarrësve në Koloninë Ndërkombëtare të Piktorëve, u dha Çertifikata e pjesëmarrjes në të, nënshkruar nga Kryebashkiaku Adrian Gurma dhe Jona Dividi, shoqëruar me paketë promocionale dhe suvenir nga Saranda. Mbrëmja përmbyllëse e eventit “Saranda Art Days”, u përshëndet dhe u shoqërua nga polifonia dhe nga vallet e grupit “Zëri i Bilbilit, të cilit iu rezervua pritje entuziazte, sidomos nga piktorët e huaj.





























