Sipas traditës së përvitshme, Saranda zhvilloi Maratonën Kombëtare të Notit, më datën 12 shtator në Kompleksin “Esat Mamaca”, mundësuar nga bashkëpunimi i Federatës Shqiptare të Notit dhe Bashkisë Sarandë, përmes Klubit Shumësportësh pranë saj.
Në maratonën e sivjetshme në largësinë 1 km, garuan të gjitha grupmoshat, përfshi edhe veteranët e notit. Në përfundim të Maratonës 2021, u ndanë diplomat për pjesëmarrje, për masivitet dhe cilësi.
Vendi i I🥇 ekipi “Butrinti”
Vendi i II 🥈ekipi “Te Stela”
Vendi i III🥉ekipi “Vllaznia”