Në mbrëmjen 19 Gushtit 2021 ,në shetitoren e Sarandës ngriti siparin Paniri i 9-të Kombëtar i Suvenireve Turistike, Miqesore me Mjedisin. Shiritin e Panairit e preu Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, në cilësinë edhe të Presidentit të Panairit. Duke vizituar pavionet e Panairit, Kryebashkiaku Gurma ka falenderuar për pjesëmarrjen dhe u ka thënë artizanëve të ardhur nga e gjithë hapësira shqiptare se ky është një kontribut i çmuar për pasurimin e ofertës turistike të Sarandës 2021. Mjaft prej artizanëve falenderuan për kushtet e krijuara në shetitore dhe në akomodim, ndërkohë që u shprehën se gjetën një Sarandë më turistike se kurrë ndonjëherë. Panairi i Suvenireve sivjet do të shtrihet në tri ditë nga 19-21 gusht. Ai organizohet nga Qendra AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit), duke patur mbështetjen e Bashkisë Sarandë. Në këtë edicion marrin pjesë rreth 70 subjekte, që janë artizanë nga territore etnokulturore të ndryshme të bashkive në vend, si dhe nga trevat etnike të Kosovës, Malit të Zi, etj,. Panairi i 9-të Kombëtar “Saranda, 2021, promovon resurset e tradites së artizaneve shqiptarë në fushën e punimeve te dorës, me realizime të artikujve ne lloje te ndryshme materiali, si: punime ne qëndisje, në material leshi, druri, guri, lekure, qeramike, guacka, aplikacione artistike nga mbetje të ndryshme të lëndëve të para, etj,. Gjatë këtij edicioni, I cili përfshin edhe përmasën e një festivali të etnokulturës shqiptare që përcillet nga duart dhe mendimi artistik I artizanëve, në rreth 70 minipavione.






































































