Pushimet e kësaj vere janë shoqëruar edhe nga libri dhe leximi. Këtë e kanë mundësuar shtëpizat e librit në Sarandë e Ksamil, si konkretizim i lëvizjes bashkiake “Merr një libër, ler një libër”.
Edhe më pranë pushuesve e solli librin Panairi i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Bashkuar dhe i mbështetur nga Bashkia e Sarandës. 5 ente botues prej dy javësh janë prezent në shetitoren e Sarandës, me stendat e tyre të librit. Me këtë rast, Kryebashkiaku Adrian Gurma priti administratorin e kësaj Shoqate, Alfred Cako. Mes tyre u bisedua për t’u hapur rrugën organizimeve të tilla të ngjashme në të ardhmen, për t’i dhënë më shumë nxitje leximit dhe shpërndarjes së librit.
Në emër të Shoqatës së Botuesve pjesëmarrës në Panair, zoti Cako i dorëzoi kreut të Bashkisë, Gurma, një fond librash, që do të zenë vend në bibliotekat e lira, të cila vërehet të kenë një frekuentim të admirueshëm nga publiku.






