Sfida e pastrimit mbetet parësore në këto javë, kur sezoni turistik është në pikun e vet. Firma e pastrimit nuk do të mund t’ia dilte dot, nëse në krah nuk do të ishin edhe punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Bashkisë. Janë ata që kujdesen për çdo ditë për pastërtinë e mjediseve publike, për mbajtjen pastër të tyre, për ofrimin e sigurisë dhe pastërtisë në plazhe etj. Puna e tyre vjen edhe si një apel që çdo qytetar t’i lehtësojë në këtë punë shtesë që bëjnë. Po si? Duke ndotur sa më pak dhe duke i hedhur mbetjet në vendin dhe në kohën e duhur në kontenjerë dhe kosha.