Maratona “Këngë moj” pati stacion Sarandën në nisje të kësaj jave.
Ky spektakël erdhi si një event multikulturor, në formën e një turneu artistik në Sarandën e kthyer në kryeqytet veror. Duke patur mbështetjen e Bashkisë Sarandë dhe kujdesjen personale të Kryetarit Adrian Gurma, Shoqata Artistike “PROMOTOR” me partner mediatik RTV VIZION +, realizoi aktivitetin në shëtitoren e re të qytetit, me pjesëmarrjen e mijëra spektatorëve dhe pushuesve.
Konceptuar si një shesh i madh argëtimi, me një skenë gjigande, “Maratona Këngë Moj” priti një numër shumë të madh artdashësish e pushuesish të Sarandës, të cilët kënduan e kërcyen nën ritmin e këngëve më të njohura së bashku me artistët më të pëlqyer të muzikës shqiptare.
Ishin rreth 20 artistë e grupe që performuan në skenën e Sarandës që u pritën në mënyrë të shkëlqyer nga publiku. “Maratona Këngë Moj” Edicioni 2021, do të jetë në transmetim televiziv dhe livestream në internet në VIZION + gjatë sezonit televiziv veror.



























