Përmirësime të ofertës ka vend të bëhen edhe në proces, teksa Ksamili e Saranda përjetojnë një vërshim turistik. Për të bërë plotësimet e nevojshme, mjafton që biznesi vendas të dëgjojë opinionet e turistëve. Këtë arriti të bëjë sot një takim i Kryebashkiakut Adrian Gurma. Ishte një komunikim i efektshëm duke takuar drejtues e adimistratorë të bizneseve turistikenë Ksamil dhe turistë të disa nacionaliteteve, si: francezë, zviceranë, italianë, marokenë, ukrainas, brazilianë e grekë, por edhe shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe nga disa qytete të vendit.
Ata treguan pse zgjodhën Ksamilin si destinacion të pushimeve të tyre 2021 dhe pritshmëritë e tyre në total ishin të plotësuara. Kreu i Bashkisë Gurma i ka falenderuar ata për zgjedhjen që bënë, ndërkohë që biznesi dhe pushteti vendor mbajtën shënim për ato që shërbime që është e mundur të jenë në një standart më të lartë.

Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma kaloi paraditen e sotme në Ksamil, për tu takuar me përfaqësues të bisneseve, si dhe turistë vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur të shijojnë pushimet në bregdetin e Ksamilit dhe Sarandës
Mori opinionet dhe përshtypjet e tyre për Ksamilin, Sarandën dhe turizmin në vendin tonë dhe diskutuan për ato që duhet të përmirësohen në funksion të turizmit.