Në Ditën e Veteranit, organizata e Veteranëve të LANÇ në Sarandë, organizoi një aktivitet në nderim të kësaj dite të shënuar. Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma shkoi për të uruar dhe për të vlerësuar angazhimin për të transmetuar tek brezat e rinj frymën e atdhedashurisë e të patriotizmit dhe punën që bën organizata e veteranëve në Sarandë për të afruar më shumë pasardhës veteranësh. “Të gjithë ndjehemi si në një ditëlindje sot, u tha ai veteranëve. – Me ndryshimin që kjo nuk lidhet me një emër të veçantë, por me një organizatë të tërë siç është organizata e Veteranëve”. Ai uroi ta gëzojnë këtë ditëlindje të 64-t, që shënon 20 korriku i sivjetëm. Pikërisht në këtë ditë të veçantë atij iu rezervua surpriza e dhënies së çertifikatës si pasardhës veterani. Çertifikata iu dërëzua nga znj. Neriman Gjivogli, Kryetare e Komiterit të Veteranëve në Sarandë.





















