Në ditën e shënuar të Kurban Bajramit, Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, bëri një vizitë në xhaminë e Sarandës, ku u prit nga Myftiu Bledar Mullai.
Kryebashkiaku Gurma ka uruar nëpërmjet tij të gjithë komunitetin myslyman për këtë ditë feste, solidariteti dhe harmonie.
Kreu i Bashkisë Gurma, tha se ka një traditë të festimit të kësaj dite në familje, por edhe në komunitet dhe kjo na afron edhe më shumë shpirtërisht me njeri-tjetrin, pavarësisht diversitetit në besim.
“Shumë e rëndësishme është, tha ai, që kjo ditë shërben për të shprehur devotshmëri ndaj besimit dhe vullnet për t’u bërë njerëz e qytetarë më të mirë”.
Myftiu Bledar Mullai ka përcjellë vlerësimin që ka marrë edhe nga besimtarët për performancën turistike të kësaj vere në Sarandë, të rritur dukshëm sidomos me investimin në shetitore. Ai ka falenderuar Kryetarin Gurma për vizitën e urimet, si dhe për mirësinë që transmeton në çdo komunikim dhe konsideratën e veçantë ndaj komunitetit myslyman të Sarandës.












