Spektaklit të organizuar nga Bashkia Sarandë, të dhënë mbrëmjen e 16 korrikut në shetitore, iu rezervua një pritje e ngrohtë nga publiku. I titulluar “Të kapur “mat” në Sarandë”, ky spektakël, duke marrë shkas nga komedia “Dy herë mat”, xhiruar në Sarandë 35 vjet më parë, iu gëzua suksesit të Eklea Omerit e Kelvin Kostës, dy talente të shpallur së fundmi kampionë të kampionatit kombëtar e atij europian në shah.
Personazhet e filmit “Dy herë mat”: Bujar Kapexhiu, Manjola Begolli, Alfred Bualoti e Karafil Shena, risollën mbresat nga xhirimet në Sarandë dhe u ndjenë mirë të njihen me suksesin e dy fëmijëve talente të Sarandës sot në shah. Mjeshtri Kapexhiu u dhuroi atyre dy librat e tij, të shkruar enkas për fëmijë. Ndërsa Kryetari Adrian Gurma i nderoi me Çertifikatë Mirënjohjeje.