Të premten, më 16 korrik 2021, ora 20:00 Bashkia Sarandë ju fton të bëheni pjesë e Spektaklit “TË KAPUR “MAT” NË SARANDË”, në shetitoren e Sarandës. Spektakli që merr shkas nga filmi “Dy herë mat”, xhiruar 35 vjet më parë në Sarandë, për t’iu gëzuar suksesit të Eklea Omerit e Kelvin Kostës, dy talente të rritur me rekorde e trofe kombëtare e europiane në shah dhe për të promovuar nisjen e mbarë të stinës turistike 2021.



