Qyteti i Sarandës është duke përmitësuar performancën e vet si destinacion për pushime dhe si qytet ku banohet cilësisht. Ditët e fundit Bashkia e Sarandës shtoi elemente të reja në funksion të çlodhjes së kulturuar. Buzë shetitores, por pa lënë mënjanë lagjet në brendësi, janë shtuar stola të rinj, të lëvizshëm. Stola të tillë u instakuan këto ditë edhe në parkun e ri publil në lagjen nr 4, në afërsi me stadiumin e qytetit. Ne vlersojmë ptitjen e mirë që i është bërë këtij investimi si nga ata që zgjedhin të pushojnë apo të vizitojnë Sarandën, ashtu edhe nga banorët, që janë përfituesit gjithëvjetorë nga këto mundësi kulturimi e çlodhjeje. Nëse i mirëpërdorim e i ruajmë ato nga shpërdorimi, është në të mirën e të gjithëve.