Ky vit ka sjellë një shtim të dukshëm të atyre që operojnë dhe ofrojnë turizëm në det, me anijet e guidave dhe shetitjeve turistike. Kjo ka nxjerrë të nevojshëm edhe komunikimin me ta si grup interesi, për të unifikuar qasjen ndaj ligjit dhe rregullit dhe për të dhënë maksimum sigurie në shërbimet që ofrojnë. Për këtë qëllim Kryetari I Bashkisë Adrian Gurma, në prani edhe të zotit Paulin Ndreu, drejtor i drejtorisë së përgjithshme detare dhe të drejtuesve të policisë kufitare e të kapitenerisë, organizoi një takim bashkëbisedues me këta operatorë. Kryetari Gurma ka kërkuar angazhim të plotë për të bërë më të mirën në sezon dhe sidomos zbatimin e një grupi rregullash nga ana e tyre, tani që mjaft nga procedurat për lundrim janë thjeshtuar. Kërkesat më të rëndësishme lidhen me dhënien e sigurisë së plotë për çdo turist që I frekuenton anijet turistike dhe me ndikimin pozitiv që duhet të japin në mjedis, duke nisur nga mirëadministrimi i vajrave dhe i mbetjeve, që nuk duhet të përfundojnë në det e deri tek kujdesja për pastërtinë në vendbazimet e tyre, për të marrë nga turistët vetëm review pozitive. Kreu I Bashkisë tha se edhe për zgjidhjen e problemeve të furnzimit me ujë dhe energji leketrike dhe për pastrimin e nëndetit nga hedhjet inerte gjatë ndërtimit, do të vihen në rrugën e zgjidhjes me firmën e ndërtimit të shetitores, si kusht për marrjen në dorëzim të investimit nga ana e Bashkisë. Por kjo, tha ai, do të ndodhë në muajin shtator, për të mos penguar sezonin. Nga ana e vet, zoti Paulin Ndreu, vuri në dukje lehtësirat e ofruara nga legjislacioni I përmirësuar në favor të aktivitetit të anijeve turistike, futjen e shërbimeve dhe lejeve në sisitemin online si për rregjistrin detar, heqjen e detyrimit për leje daljeje në det etj. Ndërkohë, ai vuri në dukje avantazhin e madh që kanë operatorët e Sarandës me vendbazimin në ballin e shetitores, që do të thotë se janë te “magazina” e turistëve, vendas dhe të huaj. Zoti Ndreu u nëse ka njëelement për të cilin tolerance do të jetë zero, është siguria detare dhe teknike, pasi shpjegoi se incidenti më i vogël që mund të ndodhë në det, shkatërron imazhin e operatorit, por edhe të turizmit të Sarandës e të Shqipërisë. Ai u kujtoi operatorëve nevojën për t’u pajisur me dokumentacionin e domosdo-shëm dhe të kompletimit me pajisjen që përcakton vendndodhjen e anijes në çdo kohë. Ndreu tha se do të ketë auditim edhe për përdorimin e flamurëve nga inspektorët e sektorit të flamurit. “Ka përfunduar koha e informalitetit edhe në det dhe se për këtë do të ketë disa inspektime”, ka nënvizuar Ndreu. Mjaft prej operatorëve të pranishëm kërkuan që të ndërhyhet për të ndalur aktivitetin e jetskive në Gjirin e Sarandës për t’I dhënë fund konkurrencës së pandershme e të paligjshme që u bëhet nga mjaft skafe që lejohet të përdoren jo për lundrime personale e familjare, por për guida turistike. Ky informalitet thanë ata, arrin kulmin me ato anije peshkimi që nuk dalin në verë për gjueti peshki, por bëjnë “gjueti” turistësh. Për këtë shqetësim drejtori i Policisë Kufitare, Fadil Veli tha janë të njohura këto shqetësime dhe sivjet është shtuar vështirësia, pasi mjetet jetski nuk pajisen me leje nga ana jonë, por sistemi online na ndihmon të operojmë. Ndërkaq, drejtori Veliu u kujtoi pronarëve të anijeve detyrimin për t’u pajisur me çdo dokument ligjor që kërkohet dhe që të mos shkaktojnë ndotje akustike me muzikën nga bordet e anijeve të tyre, pasi rregulli është unik si për tokën edhe për detin.