Kryebashkiaku Adrian Gurma sot ka patur rastin t’i kthehet profesionit të mjekut. Shkak është bërë ardhja në spitalin “Petro Nako” e njësisë lëvizëse mjeksore, si iniciativë e mjekëve të “Shoqatës Greke Kundër Kancerit”, nën kujdesin e Ambasadës së Greqisë në Tiranë.

Kreu i Bashkidë Gurma, i njohur si një ndër specialistët më të mirë në shkallë vendi në fushën e imazherisë dhe kancerit të gjirit, i është bashkuar ekipit të lëvizshëm të mjekëve nga vendi fqinjë, Greqia.

Së bashku me kolegët grekë, ai ka bërë që të ofrohen shërbime të mamografisë për gra e vajza, në spitalin “Petro Nako” të Sarandës.