Ambasadori i OSBE, Vincenzo del Monaco, u prit ditën e sotme nga Kryebashkiaku Adrian Gurma. Ai e njohu kryetarin e Prezencës së OSBE me profilin turistik të Sarandës dhe me ofertën cilësisht më të mirë të sezonit “Verë 2021”, duke treguar se çelja e këtij sezoni u bë në praninë edhe të disa ambasadorëve të Europës në Shqipëri, mesazhi i të cilëve: “Edhe këtu është Europë”, ishte motivues për më tej.
Kreu i Prezencës së OSBE, Del Monaco, prezantoi prioritetet e organizatës që përfaqëson, me fokus sigurinë në disa elemente themeltare të të drejtave njerëzore. Ai u ndal në nevojën për të forcuar punën e këshillave të sigurisë, funksionale në çdo bashki,. Këto këshilla, tha ai, kanë mbështetjen e OSBE, qe cila i jep përparësi pjesëmarrjes së qytetarëve e sidomos të rinjve në këto këshillat lokale.
Takimi me ambasadorin e OSBE, shërbeu për të përmirësuar qasjen në qeverisjen vendore, referuar eksperiencës dhe ekspertizës, që OSBE ofron edhe për çështje të sigurisë dhe mjedisit.



