Nën drejtimin e Kryetarit të Bashkisë, z. Adrian Gurma, sot është zhvilluar takimi i parë i komisionit të censusit të popullsisë dhe banesave në këtë Bashki. Komisioni ka në pëbërje edhe përfaqësuesin e INSTAT, në cilësinë e Nënkryetarit, si dhe Shefin e Komisariati Vendor të Policisë, përveç drejtueses së Njësisë Administrative Ksamil, të Drejtorisë së Gjendjes Civile e të drejtuesve të drejtorive të Politikave Sociale dhe Planifikimit të Territorit.
Kryetari Gurma u tha të pranishmëve se dita e sotme shënon momentin e konstituimit të Komisionit në nviel Bashkie dhe se pjesëmarrja në të është përgjegjësi e veçantë për secilin. “Me veprimtarinë dhe me përmbushjen cilësisht të detyrave që dalin, është i lidhur jo vetëm produkti në kuptim të censusit të popullsisë e banesave. Rëndësia e kurorëzimit me sukses të procesit, është e lidhur thelbësisht me efektin social dhe ekonomik që japin këta dy tregues, në gjithë zhvillimin lokal e atë në shkallë vendi”, u shpreh Gurma.
Nga ana e vet, Nënkryetari i Komisionit, z. Mirel Baholli, përfaqësues i INSTAT, prezantoi në takimin e parë materialet bazë për realizimin e censusit, si dhe detyrat që qëndrojnë pëprara Komisionit, të konstituuar ditën e sotme.