Nisja e sezonit të ri turistik është në prag. Përgatitja sa më cilësore e tij, është sfida e të gjithë “lojtarëve”. E për të bashkuar energjitë e të gjithëve, Kryevashkiaku Adrian Gurma inicoi një tryezë me përfaqësues të operatorëve të turizmit dhe drejtues institucionesh në shërbim të tyre. tryezë, si sinjali i parë për mbarëvajtje të sezonit
Kryebashkiaku Gurma kujtoi moton e njohur se “Sezoni nuk nis me muajin kalendarik, kur ai çelet, por shumë më herët”. Ai nënvizoi se investimet e kryera nga Qeveria Rama dhe nga qeverisja vendore, kanë sjellë përmirësime të dukshme në infrastrukturën turistike,  ky shetitorja ze një vend te veçantë. Nga Bashkia për infrastrukturën rrugore ka destinuar 60% të investimeve të veta. Kreu i Bashkisë Gurma ka kërkuar opinionin dhe sugjerimet e të pranishmëve, për të bërë në vijimësi përmirësime në cilësinë e ofertës turistike, duke e quajtur këtë si detyrë dhe sfidë të përbashkët.
Për kreun e Shoqatës së Indistrisë së Turizmit, Arben Çipa, shumë problematika të mëparshme kanë marrë zgjidhje, por ende mbeten punë për të bërë, para dhe gjatë sezonit.
Mjaft prej të pranishmëve e ndihmuan tryezën, duke folur për nevojën e ndërhyrjes në disa drejtime. Kështu, u fol për gropat e krijuara në rrugën e parë, që me ngushtimin e saj krijon trafik artificial. Duke folur për lehtësimin e trafikut, u kërkuan përmirësime në funksionimin e rrugës 5 dhe të aksit të ri mbi ish-nënstacionin elektrik, për aksesimin e pikave të interesit turistik me rrugë më cilësore e me sinjalistikë të përditësuar.

Operatorët e turizmit shprehën vullnet edhe për t’u përfshirë në mbështetjen me financim të promocionit të Sarandës dhe Ksamilit. Nga ana tjetër, shoqërimi i sezonit me evente kulturore e sidomos me festa lokale, si ajo e midhjes, e bukonviles, lojërat e rërës etj., u tha se duhet llogaritur si pjesë e suksesit të sezonit. Biznese që kanë sponsorizuar për kosha të rinj mbetjesh në hapësira publike, nën shembullin e “Nismës së Luleve”, kërkuan nga Bashkia të përcaktojë vendvendosjen e tyre. Subjektet hoteliere kërkuan përshpejtimin e përgjigjes për aplikimet për plazhe private, ndërkohë që u konfirmua se hapësira e plazheve publike do të manaxhohet nga Bashkia.

Mendime të vlefshme u dhanë edhe për vendbazimin e skafeve dhe për nevojën e pastrimit të fundit të detit në limanin e varkave të vogla, që ato të mos prekin në hedhurina.
Investimi më i fundit i bërë për shetitoren e re, u tha se është një arësye më shumë për të vendosur standart të ri në të gjitha shërbimet turistike dhe për të shënuar ngritjen e dëshiruar. Kjo është rruga që Saranda të bëhet lokomotiva e turizmit në vend, u shpreh Kryetari Gurma në mbyllje të këtij takimi, që u quajt i pari i një dialogu dhe i partneritetit funksional gjatë tërë sezonit veror.