Ekipi ynë i futbollit të të rriturve, i ka dhënë sot siguri më shumë qëndrimit në pozicion pretendenti për kreun e tabelës. Me “Naftëtarin” përballë ditën e sotme, “Butrinti” ia ka dalë të ndahet me fitore, edhe nga sfida e radhës. Ky trepikësh nuk ka qenë e lehtë të merret, por ai ka ardhur. Këtë e ka vendosur inkursioni dhe finalizimi me dërgimin e topit në rrjetën e “Naftëtarit”, në minutën e 81, nga Ermanel Lloji, i cilësuar Heroi i ditës.
Pas këtij takimi, “Butrinti” e sheh veten i renditur i dyti në tabelën e përditësuar, duke depozituar 59 pikë.



