Albanian Coast Trip edicioni i 10-të mbyllet si çdo vit në Sarandë. Mbi 30 pilotë nga Çekia 🇨🇿,Zvicra 🇨🇭dhe Shqipëria 🇦🇱janë pjesë këtë vit e këtij tripi nga data 5-11 tetor. Eventi filloi në Velipojë dhe përfundon në Sarandë.
Pilotët përshkuan rreth 500 km vije bregdetare në fluturim.
Ditën e fundit pilotët nga Borshi fluturojnë drejt Sarandës,ku nën kujdesin e Bashkisê Sarandë do të organizohet darka e mikpritjes dhe ceremonia përmbyllëse e eventit,në të cilën do të ndahen edhe diplomat për garuesit dhe do të shpërndahen edhe uniformat zyrtare të eventit.