REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
KËSHILLI BASHKIAK 

NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 27.01.2023 ora 13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

  1. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 Dhjetor 2022 me fondin 6%  të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
  2. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Dhjetor 2022”.
  3. P/Vendim“Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën si dhe nga fondet e buxhetit vendor”, për vitin 2023”.
  4. P/Vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për aplikimin në  programin e banesave sociale me qera (subvensionimit të qerasë në tregun e lirë) dhe listën e familjeve  që do të përfitojnë nga ky program”.
  5. P/Vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për aplikimin në programin e banesave me kosto të ulët (subvensionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti) dhe listën e familjeve  që do të përfitojnë nga ky program”.
  6. P/Vendim “Për miratimin e deklaratës për bashkëfinancimin e bashkisë në projektin “përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pa favorizuara”.
  7. P/Vendim “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës për përfundimin e procesit të kalimit të pronësisë së trojeve të shtetasve subjekt të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.329 datë 22.05.2019”.
  8. P/Vendim “Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara në territorin bregdetar të Bashkisë Sarandë”.
  9. P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
  10. Informacion për vendimarrjen dhe performacën e Këshillit të Bashkisë Sarandë për vitin 2022. 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE 

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Janar, ora 10:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Janar, ora 11:00 .
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Janar, ora 12:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Janar, ora 11:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Janar, ora 13:00.

 KRYETAR

ASAF   STROKA