PËRVOJA GJERMANE NË MENAXHIMIN E MBETJEVE, FOKUSI I TAKIMIT ME BASHKIAKËT NGA QYTETI LUBECK

Përfitimi i Sarandës nga mbështetja e qeverisë gjermane dhe projekti GIZ, është çuar me tej, me shpalosjen e praktikës së mirë dhe përvojës që sollën bashkiakë nga qyteti Lubeck në Gjermani. Vlerësimi i parë i Kryebashkiakut Adrian Gurma, në tryezën me ta, ishte për privilegjin që iu bë Sarandës duke u përfshirë e para në projektin e riciklimit të mbetjeve në burim dhe në qendër. “Saranda është markë e turizmit shqiptar tashmë- tha ai- ndërsa përvojat që na vijnë nga ju, na japin shansin që të bëhemi lider edhe për trajtimin e mbetjeve”. Fjala e disa prej drejtuesve të sektorëve specifikë, si dhe e përfaqësuesve e vendimmarrësve të rëndësishëm nga qyteti Lubeck, solli shumë thjesht atë që është qasje për qytet të pastër në Lubeck, e mundshme për t’u adoptuar edhe në kushtet e Sarandës. Në cilësinë e kryesueses së delegacionit gjerman dhe si anëtare e parlamentit të qytetit Lubeck, Zj. Aneta Wolters, tha se qyteti nga vijnë ka traditë për lidhjen e qyteteve më të fuqishme bregdetare prej shekujve 13-14 dhe ky është prezantuar si mision që vazhdon edhe me Sarandën. Përfaqësues të kompanisë gjermane në Lubeck, që merret me ndotjet, me pastrimin e rrugëve etj., thanë se janë këtu për të parë situatën reale dhe për të gjetur se ku janë mundësitë e bashkëpunimit. Të pranishmit u njohën me një prezantim video për hapat e hedhura me Qendrën e Riciklimit të mbetjeve në Volloder dhe me ardhmërinë e projektit në të ardhmen e afërt. Kreu i Bashkisë Gurma u shpreh para miqve nga Lubeck se takimin me ta e quan një hallkë të parë të zinxhirit të një bashkëpunimi që mund të shtrihet edhe në fusha të tjera, si për ligatinat, kompostimin e mbetjeve etj. “Është çelur një portë bashkëpunimi me Lubeck për menaxhimin e mbetjeve- tha Gurma-por ky moment është oportun edhe për të nisur procedurë binjakëzimi mes nesh”.

 

VALE- Jetë e qëndrueshme

Banorët e vegjël të Shtëpisë së Fëmijëve “Vangjel Pulla” shijuan shfaqjen e bukur me numra të larmishëm të ofruar nga pjestarë vullnetarë të shoqatave nga Italia, Naukleros, Pirates of Apulia, Clown x Bene, I Kastriota, Culturale Raetica, të shoqëruar nga ansambli “Zëri i Bilbilit” dhe artistët e vegjël të Qendrës Kulturore e Fëmijëve Sarandë, ku dëfryen e u argëtuan të gjithë së bashku.

PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR VITIN 2021

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Bashkinë Sarandë.
Ky program është orientues për ndërtimin e punës për komunikimin me publikun dhe mediat, si dhe për përdorimin e gjithë mjeteve e mundësive për të bërë tranpsarente veprimtarinë e institucio-nit të Bashkisë së Sarandës, konform kornizës ligjore të funksionimit, bazuar në ligjin nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program përfaqëson një mënyrë konkrete, përmes së cilës Bashkia Sarandë dhe institucionet në varësi të saj, ndërtojnë dhe realizojnë transparencën e funksionimit për vitin 2021.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së institu-cionit të Bashkisë, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare të fb bashkiasarande @yahoo.com, në saitin zyrtar www.bashkiasarande.gov.al e deri në daljet periodike para publikut dhe mediave, përfshi edhe aktivitetin që kryhet në Zyrën e shumë Shërbimeve me Një ndalesë (OSSH) për Qytetarët apo në organizimin e pritjeve të publikut, për çdo ditë të enjte.
Programi i transparencës për vitin 2021 parashikon përditësimin e rubrikave në faqen zyrtare të websitit dhe të fb, me tekste, material fotografik e audioviziual për gjithë veprimtarinë e titullarit të Bashkisë.
Rubrikat e websitit krijojnë një akses të mirë për publikun dhe këdo që është i interesuar të marrë informacion përmes saj, lidhur me strukturën përkatëse organike, organigramën, kriteret për rekru-time të reja në administratën publike, publikimin dhe respektiminin e këtyre kritereve. Po kështu, operohet edhe për të bërë transparente veprimtarinë e Këshillit Bashkiak, rendin e ditës të mbledh-jeve të radhës të këtij këshilli dhe publikimin e vendimmarrjes së tij.
Po bëhen gjithë përpjekjet që mbledhjet më të rëndësishme të Këshillit Bashkiak të bëhen me pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve dhe që pjesa më e mirë e tyre, të transmetohet në mediat vendore, ose drejtpërdrejtë ose përmes emisioneve speciale.
Në përmbajtje të programit të transparencës, një hap i rëndësishëm përpara këtë vit është funksionimi i sporteleve One Stop Shop, në katin e parë të Bashkisë, ku shërbejnë 4 operatorë. Ata presin publikun në mënyrë të përditshme dhe administrojnë e adresojnë kërkesat e ankesat e qytetarëve.
Nga ana e Kryetarit të Bashkisë, ushtrohet kërkesë dhe kontroll në rritje, që digitalizimi i kërke-save, ankesave dhe informacionit që vjen nga qytetarët, të bëhet një sistem pune për vitin 2021, duke rritur jo vetëm transparencën, por edhe korrektësinë në kthimin e përgjigjeve apo në dhënien e zgjidhjeve për shqetësimet e bëra prezent e duke mundësuar ndjekjen në mënyrë elektronike të rrugës që bën çdo kërkesë e ankesë.
Për çdo drejtori dhe specialist, evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adre-sohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë dhe kjo ka sjellë përmirësime të pakrahaueshme me të kaluarën në saktësinë dhe shpejtësinë e përpunimit të informacionit që vjen nga publiku.
Dokumentacioni i bërë publik, gjatë vitit 2021 do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Bashkisë Sarandë është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë dhe në format lehtësisht të aksesueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale, për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Bëhet kujdes maksimal që informacioni publik pa kërkesë të jetë:
– i plotë;
– i saktë;
– i përditësuar;
– i thjeshtë në konsultim;
– i kuptueshëm;
– lehtësisht i aksesueshëm;
– i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

Në përputhje me këtë program transparence të Bashkisë Sarandë, mundësohet vënia në dispozi-cion të publikut të faqen së internetit www.bashkiasarande.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, disa kategori të informacionit. Atje gjenden të publikuara:

 Paketa Fiskale 2021
 Struktura organike e organigrama
 Tekstet të kronikave të veprimtarive më të rëndësishme dhe me interes publik
 Njoftime të rëndësishme që i interesojnë komunitetit
 Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresa postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
 Të dhëna për shërbimet që ofrohen në Zyrën me Një Ndalesë (One Stop Shop), orari i shërbi-mit
 Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara.
 Do të rrisim presionin për publikimin edhe të informacionit për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/ partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashiki-meve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik.
 Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato etj.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Bashkia Sarandë afishon në mjediset e pritjes së publikut edhe këtë “Program të Transparencës”, për ta bërë të njohur për qytetarët dhe për t’u ballafaquar me detyrimin ligjor, në mënyrë që veprimtaria e qeverisjes t’i nënshtrohet kontrollit dhe verifikimit nga qytetarët.

DËGJESË PUBLIKE PËR ZHVILLIM TË INTEGRUAR URBAN

Saranda do të vazhdojë të jetë përfituese nga projektet e Bankës Botërore, orientuar në infrastrukturë. Pas projektetëve të shkallareve dhe atij të shetitores, propozohen permiresime të tjera në infrastrukturën e Sarandës. Këtë kishte në fokus dëgjesa publike që u organizua nga FSHZH dhe Bashkia Sarandë, mbi “Projekte të Detajuara për Përmirësimin Urban të Integruar dhe për Portën Sarandë”. Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma ka falenderuar për pjesëmarrjen përfaqësues të shoqërisë civile, specialistë të fushës, këshilltarë bashkiakë dhe operatorë të biznesit etj. Ai tha se ka shumë rëndësi prania në prezantime të tilla, që tashmë janë traditë, por edhe se është nevojë dëgjimi i zërit të grupeve të ndryshme të interesit për investime që impaktojnë të gjithë, për të mos ndodhur si më parë, kur projektet janë kontestuar kur ato kanë qenë në proces zbatimi. Paneli i dëgjesës është përbërë nga specialistë të FSHZH dhe bashkimit të studiove projektuese, si: Symbiotika, Mobility in Chain, Sweco e Infraconsult. Në cilësinë e team liderit të projektit, zonja Ulrike Bega bëri prezantimin e pjesëve më të rëndësishme përbërëse të projektit. Ai ka disa fokuse, si: Rruga e Tregtarëve ose Rruga “Skënderbeu”, lidhja me rrugë dhe shkallare mes plazheve të Lagjes Kodër, projekti i një terminali të autobusëve në Qafën e Gjashtës, ndërhyrje te Parku “Miqësia” etj. Rreth konceptit të prezantuar pati pyetje dhe sugjerime nga mjaft prej të pranishmëve në dëgjesë. Kjo ishte dëgjesa e parë, në serinë e disa të tillave që është programuar të bëhen me publikun, deri në nisjen e zbatimit të projekteve. Zbatimi i tyre pritet të sjellë përmirësime në zhvillimin e integruar urban të Sarandës për vitet që vijnë.