FËMIJËVE U JEPEN SHPREHI PRAKTIKE PËR JETËN

Përtej programeve mësimore, Shtëpia e Fëmijëve “V.Pulla” i përgatit fëmijët për jetën, duke mundësuar marrjen e shprehive praktike. Kësaj i shërbeu edhe kursi për kuzhinën, organizuar së fundmi me banorët e kësaj Shtëpie. Të vegjëlit morën mësime e shprehi gatimi, falë nismës së lavdërueshme të zonjës Dallandyshe Hyseni. Me nisma e ide novatore, ajo dhe bashkëpunëtorët e saj, kanë kontribute të vazhdueshme në formimin dhe aftësinin e këtyre fëmijëve për jetën.

 

DITA E KULTURËS RUMUNE NË DITËLINDJEN E EMINESCUT

 Prej disa vitesh 15 janari shënon Ditën e Kulturës Rumune. Me këtë rast, Fondacioni “Nicolae Jorga“ në Sarandë, organizoi një ditë takimi me kulturën e popullit rumun, fokusuar në personalitetin e rumunit të madh Mihai Eminescu. “Është domethënëse për dimensionin e Eminescut, fakti që 15 janari është shënuar si Dita e Kulturës rumune, në nderim të ditëlindjes së tij”, tha ambasadori i Rumanisë në Tiranë Octavian Serban. Në përshëndetjen e tij për aktivitetin, Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, tha se “Rumunët dhe arumunët nderojnë një nga kollosët e kulturës së tyre, por edhe ne shqiptarët kemi detyrimin ta nderojmë Eminescun si një zë të fuqishëm në mbrojtje të integritetit të Shqipërisë, njësoj si Nicolae Jorga, bustin e të cilit e kemi në shetitoren e Sarandës”. Ai tha se minoriteti arumun në Sarandë, që është i vlerësuar e i respektuar nga pushteti vendor si pjesë e diversitetit dhe bashkëjetesës dhe si përcjellës i këtyre vlerave dhe identitetit kulturor. Në cilësinë e kryetarit të Fondacionit “Nicolae Jorga”, Pano Bakalli foli për trashëgiminë që vjen nga disa personalitete të mëdhenj të kulturës rumune, si: Viktor Eftimiu, Vasile Stoica, Mihai Eminescu, Nicolae Jorga etj. Eventin e nderuan me praninë e tyre dhe e përshëndetën edhe kryetari i Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj, Kristaq Greceni nga Vlora, Prof. Ilia Bombaj etj. Aktori i mirënjohur Karafil Shena ndau përjetime nga eksperienca e tij skenike, që lidhen me figurën e Mihai Eminesku, si dhe interpretoi dy poezi, ndër më përfaqësueset e madhështisë së veprës poetike të këtij kolosi. Pjesë nga vepra e tij sollën me recitimet e tyre edhe fëmijë arumunë nga Saranda e Selenica.

AMBASADORJA E GREQISË PRITET NGA KRYEBASHKIAKU GURMA

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Sophia Philippidu, e shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm I Konsullatës së Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis dhe zyrtarë tw tjerë, u prit sot nga Kryetari I Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma. “Saranda zhvillohet dhe përparon pa dallim dhe në harmoni të plotë mes popullsisë shqiptare dhe asaj minoritare greke, dhe kjo është një nga vlerat e çmuara që ne kemi dhe për të cilën kujdesemi”, u tha diplomatëve grekë kreu i Bashkisë Gurma. Ai tha se në Sarandë kemi klasa të mësimeve në gjuhën greke në shkollën “Adem Sheme”, përveç shkollave si ajo e Çukës në Bashkinë e Sarandës. Sipas tij, në shkollën e mesme Profesionale të Mesopotamit, pavarësisht që nuk është në territorin e Bashkisë sonë, janë të shumtë të rinjtë e të rejat, që zgjedhin të shkojnë nga qyteti i Sarandës, për të marrë profesion në atë shkollë. Po ashtu, u vlerësua fakti që në stafin drejtues të Bashkisë së Sarandës, përveç mjaft punonjësve me përkatësi nga minoriteti etnik grek, njeri prej tre Nënkryetarëve, është i kësaj përkatësie etnike. Fqinjësia e mirë me qytetet greke ka ndihmuar për shkëmbim ekperiencash në turizëm dhe në evente të përbashkëta, siç ishte pjesëmarrja e futbollistëve veteranë nga Korfuzi në Sarandë, apo kolonia e piktorëve e manifestimi poetik, me pjesëmarrës edhe nga Greqia, por pandemia i ka vënë në vështirësi këto marrëdhënie, u shpreh Kryetari Gurma. Ambasadorja Philippidou tha se kjo është një zonë turistike, së cilës i shtohen mundësitë për zhvillim, duke bashkëpunuar me qytetet fqinje të shtetit grek, si Korfuzi, Igumenica, Janina etj. Ajo ka ftuar që të përcaktohen shpejt fushat e bashkëpunimit konkret përpara nisjes së sezonit të ri turistik dhe me shpresën që pandemia do të jetë larguar. Me shumë dobi u vlerësua rikthimi te ideja e Akademisë së Turizmit, e hedhur përpara pandemisë, për të nxitur eventet lokale dhe produktet artizanale. Bashkëpunimi u tha se është e mundur të shtrihet edhe në fushën e sipërmarrjes turistike, me Unionin e Hotelierëve dhe Dhomat e Tregtisë në Korfuz e Janinë, për të potencuar të gjithë tipologjitë e turizmit, përveç detit. Diplomatja greke tha se një moment i rëndësishëm në këtë zhvillim të integruar do të jetë organizimi i një Kongresi me pjesëmarrje të të gjitha bashkive turistike nga të dy anët e kufirit dhe nxitjen e përfshirjes në programe e projekte të BE, si partnerë të barabartë. Këtë vit- tha ajo- Greqia është pjesë e nismës “Tirana Kryeqytet i Rinisë” dhe po them që çdo trupë artistike që do të performojë në kryeqytetin shqiptar, të bëjë stacion edhe në Sarandë, si: koncerti i Filarmonisë etj. Kryetari Gurma ka zbuluar projektin pilot në Lagjen Kodër të Sarandës, si një fushë bashkëpunimi me kompani greke të specializuara. Po kështu, u kërkua të mundësohet që pikëkalimi kufitar i Qafëbotës, të paktën në 6 muaj të vitit të ofrojë shërbim 24 orësh, për të lehtësuar hyrje-daljen e turistëve dhe lëvizjen e njerëzve e të mallrave.

URIM NE 109-VJETORIN E POLICISE SE SHTETIT

13 dhjetori shenon diten e krijimit te Policise se Shtetit Shqiptar, Me kete rast ne mjediset e Komisariatit te Policidse se Sarandes, u organizua ceremoni festive, qe nisi me ngritjen simbolike te Flamurit, shoqeruar nga ekzekutimi i Hymnit te Flamurit. Te pranishmit i pershendeti Klodjan Kondi, Shef i Momisariatit te Policise ne Sarande,, i cili tha se kjo eshte jo vetem feste e uniformave blu, por edhe e komunitetit, qe eshte mbeshtetje ne kryerejn e detyres per te luftuar krimin, per te siguruar jeten dhe mireqenien e shoqerise. U kujtua sakrifica e qindra deshmoreve te policise ne vite, te cilet jane frymezim per gjeneraten e re te efektiveve te Policise se Shtetit. Ne pershendetjen e tij ne kete event, Kryebashkiaku Adrian Gurma tha se ne kuader te bashkepunimit nderinstitucional, me Policne e Shtettit Bashkia ka qene ne nje hap e ne partneritet te vazhdueshem dhe garantoi se keshtu do te jete ne vijimesi. “Permiresimet ne infrastrukture dhe te gjitha investimet-u shpreh kreu i Bashkise Gurma-do te jene ne funksion edhe te rritjes se cilesise se sherbimit te Policise se Shtetit”.