BRAJAN BESHIKU- NXËNËSI 16-VJEÇAR NGA SARANDA, QË SHKËLQEU NË CAMPUS FRANCE NË TIRANË

Për Brajan Beshikun, 16-vjeçarin nga një familje e thjeshtë nga Saranda, flitet me admirim nga mësues dhe nxënës të shkollës “Myslym Keta në Tiranë. Arësyeja është se ai ia ka dalë të shkëlqejë në provimin e Campus France. Duke marrë maksimumin e pikëve në çdo provim, ai bëhet i pari rast rast në Shqipëri dhe në botë, që fiton të 7-ta provimet me kalueshmëri 100%. Kjo i ka siguruar bursë të plotë nga shteti francez, për arsimim të lartë në Francë. Për të shprehur mirënjohjen për këtë sukses të rrallë në botë, Borjan Beshiku është takuar nga afër nga Kryetari i Bashkisë së Sarandës, i cili i dha jo vetëm përgëzime, por edhe e ka siguruar për mbështetje të tij dhe familjes. Modeli i Brajan është motivues për çdo nxënës e nxënëse sarandiote, për të synuar dhe arritur më të mirën në rrugën e dijes.

 

HAPA TË TJERË PËR KONKRETIZIMIN E BASHKËPUNIMIT ME BASHKINË E FINIQIT

Gati një muaj pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për turizëm të integruar këzë verë me Bashkinë e Finiqit, kryetarët Adrian Gurma e Kristaq Kiço, me prani edhe të stafeve respektive, janë takuar sërish në Finiq. Në fokus të takimit ishte bashkërendimi për të hedhur hapa të tjerë konkretë, në kuadër të detyrave që burojnë nga Memorandumi i 18 shkurtit. Janë strukturuar grupet e punës në fushën e turizmit, të eventeve kulturore, të infrastrukturës dhe promocionit etj., që do të mundosojnë organizimin dhe realizimin e guidave dhe eventeve të përbashlëta.

 

“JETO GJELBËR” – DHURATA MË E MIRË QË I BËJMË VETES

Pemët dhe lulet janë mushkria e gjelbër e qytetit që njihet si markë e turizmit shqiptar. Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, që kujdesen për gjelbërimin, e kanë të lidhur punën e tyre me këtë anë të qytetit, më shumë se kushdo tjetër. Në çdo stinë të vitit, ata kujdesen për mbjellje të reja, për shtimin e llojshmërisë së luleve në parwet publike, për zëvendësime, krasitje, spërkatje dhe ujitje. Siç është i përditshëm kujdesi i tyre për gjelbërimin, i tillë kërkohrt të jetë edhe kujdesi i qytetarëve për të mos i prekur dhe për t’i ruajtur ato nga dëmtimet. Kështu i japim shansin vetes, të jetojmë gjelbër dhe ta bëjmë Sarandën e Ksamilin, edhe më të kërkuar e më të këndshëm për të pushuar.

 

TURIZMI-KRYETEMA E BISEDËS ME DIPLOMATIN GREK

 Kryebashkiaku Adrian Gurma ka patur sërish rastin të presë në një takim në zyrën e vet, Konsullin e Përgjithshëm të Konsullatës së Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis. Turizmi ishte kryetema e bisedës së zotit Gurma me diplomatin grek Sacharidis. Mes tyre u bisedua për veçoritë dhe pritshmëritë për sezonin turistik të këtij viti, mbi projektet e përbashkëta me fokus turizmin e sidmos për mundësitë e reja që hap turizmi pa kufij territorialë, duke i dhënë hapësirë idesë dhe praktikës së turizmit të integruar me bashkitë fqinje. U vlerësua se hapi i parë është hedhur, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes Bashkisë së Sarandës dhe asaj të Finiqit.
Kryetari Gurma tregoi se të dyja Bashkitë gjenden tani në procesin e organizimit të një Konfeence me fokus turizmin e integruar, ku do të ftohen t’i bashkohen Memorandumit të Bashkëpunimit edhe Bashki të tjera të rajonit jugor, me dëshirën dhe vizionin për të përfshirë më tej edhe Bashki fqinje nga vendi fqinjë, Greqia.
Kreu i Bashkisë së Sarandës Gurma, u shpreh falenderues për dhurimin e një sasie materialesh sanitare për Bashkinë e Sarandës, nga ana e Konsullit të Përgjithshëm Sacharidis.