KRYEBASHKIAKU GURMA TAKON NË SHKOLLË DY NXËNËSIT UKRAINAS

Oleksandra dhe Mykhailo Kravchenko, dy nxënësit më të rinj të Shkollës 9-vjeçare “9 Tetori” në qytetin e Sarandës, janë takuar sot në klasat e tyre të mësimit nga i pari i qytetit, Adrian Gurma. Me shumë ngrohtësi dhe me nga një çantë për secilin, me mjetet e nevojshme mësimore dhe me nga një çek në të holla, ka qenë mirëseardhja e Kryetarit Gurma për fëmijët që i ikën luftës nga Ukraina. Vijimi i mësimeve të ndërprera për shkak të agresionit rus mbi Ukrainë, u mundësua në Sarandë. Të njëjtën ngrohtësi ukrainasit e vegjël, përkatësisht 8 dhe 10 vjeç, kanë gjetur edhe nga bashkëmoshatarët e tyre në klasat ku shkuan, nga stafi mësimor dhe drejtoria e shkollës. Kryetari Gurma tha për mediat se përjetoi një emocion të veçantë duke takuar Mykhailon, Oleksandron e nënën e saj në mjedisin shkollor. “Këta fëmijë vijojnë mësimet në shkollën e Sarandës që emrin e ka të lidhur me çlirimin e qytetit dhe unë uroj që edhe Atdheu i tyre, Ukraina, të çlirohet sa më parë, por deri atëherë ata do të ndjehen si në vendin e tyre, pasi Saranda hapi jo vetëm dyert e shkollës e të integrimit, por edhe zemrat”, u shpreh i emocionuar Kryebashkiaku Gurma. nsotmja do të mbahet mend si dita e integrimit në jetën shkollore të dy fëmijëve të familjes Kravchenko nga Ukraina. Oleksandra 8 vjeç dhe Mykhailo 10 vjeç, e patën ditën e parë të mësimit në shkollën “9 Tetori” të Sarandës, e cila hapi dyert dhe zemrat për ta. Falë bashkërendimit të përpjekjeve të Kjo u bë e mundur falë angazhimit të institucionit të Bashkisë dhe Kryetarit Adrian Gurma e kabinetit të tij, me Zyrën Vendore Arsimore të Sarandës, me Ministrinë e Arsimit e Sporteve për trajtimin e rastit dhe falë komunikimit me drejtorinë e shkollës “9 Tetori”. Fëmijëve ukrainas po u krijohet çdo akses që të mund të vijojnë mësimet në Sarandë, duke kërkuar edhe mbështetjen e mësueseseve të gjuhës ruse në pension, për të lehtësuar komunikimin dhe mësimin në gjuhën e tyre.

 

SEZONI NË PRAG: TAKIM ME BIZNESIN TURISTIK TË KSAMILIT

Kur pushuesit e parë kanë ardhur dhe nga çelja edhe zyrtarisht e sezonit “Verë 2022” na ndajnë vetëm pak javë, Bashkia e Sarandës ka vijuar traditën e komunikimit me bzinesin vendas, për të verifikuar çfarë është bërë, çfarë ka nevojë të bëhet dhe si mund t’u jepet dora e fundit përgatitjeve për stinën e re turistike. Jo pa arësye, këto takime kanë nisur nga qyteti i Ksamilit. “Duke qenë Ksamili etiketa më e mirë e turizmit shqiptar, zgjodha ta nis këtej bashkëbisedimin” u tha të pranishmëve Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma. Ai u ndal në punën e veçantë dhe më herët se çdo vit tjetër, të bërë me ndarjen e 144 stacioneve të plazhit në Ksamil, me legalizimin e tyre dhe me pajisjen për herë të parë me kontratë 5-vjeçare administrimi të këtyre hapësirave. Njëherësh, ai shprehu angazhimin e tij për të zgjidhur edhe ndonjë ngërç në këtë drejtim, nëse ekziston. Kreu i Bashkisë Gurma, ka apeluar që kush nuk është pajisur me autorizimin përkatës, të nxitojë të pajiset dhe ka siguruar se pas marrjes së këtij dokumenti tip nga Bashkia, nuk do të ketë pengesë për kryerjen në afët të punimeve të pastrimit dhe përgatitjes së plazheve për sezonin, Ndërkohë, theksi më i parë i është vënë pastërtisë, për të cilën Kryebashkiaku ka folur jo vetëm nga pozicioni i zyrtarit të parë, pasi kërkesën për mirëmenaxhimin e mbetjeve ua ka shtruar edhe si lutje, që vjen prej mikut të tyre. Për këtë, ai tha se do të funksionojë zbatimi i fashave orare prej orës 06:00 të mëngjesit deri në 18:00 të mbrëmjes, për tërheqjen e mbetjeve urbane të strukturave hoteliere dhe restoranteve, në bashkëpunim me ministrinë e Mjedisit dhe me Agjencinë e Bregdetit. Ai kujtoi punën e bërë për pastrimin e ishujve të Ksamilit, situatë, e cila tha se nuk duhet lejuar të përsëritet. Gjithashtu, ndër punët e bëra mirë nga Bashkia, në shërbim të biznesit turistik në Ksamil, janë përmendur edhe lobimi për t’u investuar për ujësjellësin. Një apel të posaçëm u bëri Kryrebashkiaku Gurma bizneseve të Ksamilit, për të mos i lejuar vetes spekullim me çmimet në sezon, pasi për momentin mund të ndjehesh i fituar, por të humbaësh klientin për fitimin e çastit, është rrënim për invesimin e bërë. Të pranishmit që e morën fjalën në takim, ishin kokretë në kërkesat e tyre, duke prezantuar mangësi që lidhen me funksionimin jo gjithnjë normal të linjave të ujësjellësit dhe depos së ujit, për shtimin e aksesit në rrugë të blloqeve të veçanta të hoteleve, për zëvendësimin e llampave të ndriçimit në shetitoren e Ksamilit etj. Për këto problematika sado të vogla në dukje, janë dërguar drejtues dhe ekipe të specialistëve nga Ujësjellës-kanalizime sh.a dhe nga ndërmarrja e shërbimeve publike në Bashki, për të dhënë zgjidhje sa më të shpejtë të tyre.

 

GJENIU NGA GREQIA PËRFSHIN SARANDËN NË VIDEOKLIPIN E TIJ

Mysafiri i ditës te Kryebashkiaku Gurma, ishte fëmija 10-vjeçar Stelio Kerasidis, një emër me famë ndërkombëtare për lojën në piano. MKryetari Adrian Gurma i ka rezervuar pritje të ngrohtë atij, shoqëruar nga i ati. Në shenjë falenderimi dhe simpatie për karrierën që Stelio i përgatit vetes për të qenë shumë shpejt një artist i vërtetë dhe për faktin që videoklipi i tij përfshin edhe Sarandën e Butrintin, kreu i Bashkisë Gurma i ka dhuruar atij pllaketën me Portën e Onhezmit (Sarandës antike). Për disa momente Kryetari Gurma ka shoqëruar artistin e vogël në nisjen e xhirimeve nga Manastiri i 40 Shenjtorëve, monumenti që i ka dhënë emrin Sarandës.

 

PËRFAQËSUES TË OPERATORËVE TURISTIKË DHE MEDIAS NGA KOSOVA, TAKIM ME KRYEBASHKIAKUN GURMA

Me afrimin e sezonit turistik, shihet të rritet edhe interesi i operatotëve turistikë dhe mediave nga Kosova, për Sarandln. Përfaqësues të tyre janë takuar me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ku është biseduar për një bashkëpunim më të mirë këtë verë, në mënyrë që pushuesit dhe vizitorët nga Kosova të gjejnë në Sarandë kushte sa më të mira për pushimet apo vizitat e tyre. Kryebashkiaku Gurma ishte falenderues që pushuesit shqiptarë nga Kosova preferojnë në masë bregdetin shqiptar, edhe në vitet e mbijetesës së turizmit në kushtet e pandemisë. Përmes takimit me përfaqësues të operatorëve turistikë dhe prononcimit në median e pranishme, ai siguroi se Saranda këtë verë është më e përgatitur për të pritur prurje të shtuar, pasi investimet në infrastrukturë e afrojnë edhe më shumë Sarandën me Tiranën e Prishtinën, ndërkohë që investimet në infrastrukturën e brendshme krijojnë mjaft lehtësira dhe se oferta turistike është më e diversifikuar se çdo vit tjetër. Të gjitha këto, shtuar klimën e ngrohtë vëllazërore që i ofrohet këtu çdo pushuesi apo vizitori nga Kosova, ai i renditi si arësye që pritshmëritë të jenë për rritje të dukshme të preferencës për të zgjedhur Sarandën në këtë sezon pushimesh. Në funksion të kësaj, kreu i Bashkisë Adrian Gurma tha se së shpejti do të realizojë një tur takimesh veçanërisht në Kryeqytetin e Kosovës, në formatin e “Ditës së Sarandës në Prishtinë”, si dhe në qytetet e binjakëzuara, si: Suhareka e Gjakova.