Oleksandra dhe Mykhailo Kravchenko, dy nxënësit më të rinj të Shkollës 9-vjeçare “9 Tetori” në qytetin e Sarandës, janë takuar sot në klasat e tyre të mësimit nga i pari i qytetit, Adrian Gurma. Me shumë ngrohtësi dhe me nga një çantë për secilin, me mjetet e nevojshme mësimore dhe me nga një çek në të holla, ka qenë mirëseardhja e Kryetarit Gurma për fëmijët që i ikën luftës nga Ukraina. Vijimi i mësimeve të ndërprera për shkak të agresionit rus mbi Ukrainë, u mundësua në Sarandë. Të njëjtën ngrohtësi ukrainasit e vegjël, përkatësisht 8 dhe 10 vjeç, kanë gjetur edhe nga bashkëmoshatarët e tyre në klasat ku shkuan, nga stafi mësimor dhe drejtoria e shkollës. Kryetari Gurma tha për mediat se përjetoi një emocion të veçantë duke takuar Mykhailon, Oleksandron e nënën e saj në mjedisin shkollor. “Këta fëmijë vijojnë mësimet në shkollën e Sarandës që emrin e ka të lidhur me çlirimin e qytetit dhe unë uroj që edhe Atdheu i tyre, Ukraina, të çlirohet sa më parë, por deri atëherë ata do të ndjehen si në vendin e tyre, pasi Saranda hapi jo vetëm dyert e shkollës e të integrimit, por edhe zemrat”, u shpreh i emocionuar Kryebashkiaku Gurma. nsotmja do të mbahet mend si dita e integrimit në jetën shkollore të dy fëmijëve të familjes Kravchenko nga Ukraina. Oleksandra 8 vjeç dhe Mykhailo 10 vjeç, e patën ditën e parë të mësimit në shkollën “9 Tetori” të Sarandës, e cila hapi dyert dhe zemrat për ta. Falë bashkërendimit të përpjekjeve të Kjo u bë e mundur falë angazhimit të institucionit të Bashkisë dhe Kryetarit Adrian Gurma e kabinetit të tij, me Zyrën Vendore Arsimore të Sarandës, me Ministrinë e Arsimit e Sporteve për trajtimin e rastit dhe falë komunikimit me drejtorinë e shkollës “9 Tetori”. Fëmijëve ukrainas po u krijohet çdo akses që të mund të vijojnë mësimet në Sarandë, duke kërkuar edhe mbështetjen e mësueseseve të gjuhës ruse në pension, për të lehtësuar komunikimin dhe mësimin në gjuhën e tyre.






















































