URDHËR PËR DISIPLINIMIN E ORAREVE TË PUNËS PËR PERIUDHËN 01 KORRIK 2022

URDHËR
Nr. 124, Datë 21.06.2022

PËR DISIPLINIMIN E ORAREVE TË PUNËS PËR PERIUDHËN 01 KORRIK 2022 – 30 SHTATOR 2022.

🟢 Ndërprerjen e veprimtarive të mjeteve të rënda të ndërtimit, si: çekiçë, fadroma, betoniera etj., në të gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, duke filluar nga 1 korrik deri më 30 shtator 2022,
📌Përjashtohen:
🔸 Rastet e proceseve operacionale që nuk mund të ndërpriten, ose kur mosrealizimi i tyre krijon pasoja financiare nga moszbatimi i kontratave dhe veprimtaria e operatorëve të kontraktuar nga Bashkia për punë publike.
🔸 Rastet e mësipërme lejohen vetëm me autorizim të veçantë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.
🟢 Intervali prej orës 14:00-17:00 dhe pas orës 21:00 të çdo dite, konsiderohet orar pushimi dhe ndalohet çdo lloj punimi që gjeneron zhurmë, në ambiente publike, private apo familjare dhe që bëhet burim shqetësimi për banorët.
🟢 Orari i veprimtarisë dhe muzikës në ambientet e bareve, restoranteve dhe njësive akomoduese, si dhe njësive të tjera të kësaj kategorie, do të jetë në përputhje me Udhëzimin e Ministrit të Brendshëm Nr. 310 Datë 01.04.2019, paragrafi 2, kapitulli” Detyrat e Task- Forcës” pika 2 dhe 3.
🟢 Orari i furnizimit të subjekteve tregëtare dhe njësive të shërbimit do të jetë:
🔸 Me automjete mbi 3.5ton në oraret 24:00 – 06:00.
🔸 Me automjete deri në 3.5ton në oraret 24:00-06:00 dhe 13:00 – 15:00.
🟢Ngarkohet për zbatimin e këtij Urdhëri, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Policia Bashkiake dhe IVMT.
🟢Urdhëri Nr. 82, Datë 21.06.2021, “Për disiplinimin e orareve të punës dhe mënyrës së funksionimit të njësive të shërbimit, tregtisë dhe veprimtarive të tjera, në mjedise publike e private”, shfuqizohet.
🟢 Ky Urdhër hyn në fuqi më 1 korrik 2022 dhe shpallet në faqen zyrtare të Bashkisë Sarandë, për t’u bërë i njohur nga publiku.

TË BASHKËRENDUAR E BASHKËVEPRUES, PËR PËRBALLIMIN E PROBLEMATIKAVE TË SEZONIT

Edhe një herë tjetër theksi është vënë tek nevoja që të gjithë aktorët të jenë të bashkërenduar dhe bashkëveprues për të përballuar ngarkesën dhe problematikat e sezonit turistik. Kjo u kërkua të bëhet mënyrë pune nga të gjitha strukturat, me prani të Prefektit të Vlorës, zëvendësministres së Turizmit e Mjedisit, të Kryetarit të Këshillit të Qarkut, kryetarit të Bashkisë Sarandë e Himarë dhe përfaqësues nga Bashki të tjera, si dhe përfaqësues të Agjenicisë Kombëtare të Bregdetit, operatorë të kontratuar për menaxhimin e mbetjeve urbane në Sarandë e Himarë. Diskutimi u përqendrua në parashtrimin e detyrave specifike, për t’u paraprirë me efiçensë të lartë dhe me bashkim energjish problematikave të sezonit. U theksua se vetëm kështu garantohet një sezon i mbarë dhe me shërbime në standart të lartë.

 

PËR SEZON TË SIGURT DHE TË MBËSHTETUR ME SHËRBIME PUBLIKE

Përgatitja e destinacionit turistik dhe pritshmëritë për sezon të mbarë, nuk mund të plotësohen e të kuptohen, nëse nuk janë në të njëjtin nivel edhe shërbimet në funksion të pushuesve. Turisti nuk e ndan komoditetin në akomodim dhe standartin në plazhe, nga siguria dhe qetësia që i ofrohet, apo nga cilësia e shërbimeve publike që mbështesin sezonin. Ky ishte fokusi i tryezës së thirrur nga Kryebashkiaku Adrian Gurma. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësues të Policisë së Shtetit, të Policisë Bashkiake dhe të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashki. Mes tyre u diskutua për problematika që kanë shoqëruar sezonet e kaluar dhe u morën përgjegjësi konkrete për të mos u përsëritur ato dhe për përmbushjen e detyrave që përmban plani i masave për sezonin “Verë 2022”. Tryeza shërbeu që secili prej aktorëve të pranishëm të qartësohet për detyrat specifike që i takojnë dhe për të qenë sa më funksional bashkëpunimi e bashkërendimi i punëve mes tyre.

 

SARANDË- AUSTRI: RIDIMENSIONIM I MARRËDHËNIES SË VEÇANTË

Takimi mes Kryetarit të Bashkisë, Adrian Gurma me z. Christian Steiner, Ambasador i Austrisë në Tiranë, ishte shprehje e dëshirës dhe vullnetit të dyanshëm për t’u dhënë dimension të ri marrëdhënieve mes Sarandës dhe Austrisë. Këto marrëdhënie dhe prania e faktorit austriak në këtë rajon kanë një histori më shumë se 100-vjeçare. ‭Është e njëhur se austriakët janë ndërtues të rrugës Vlorë-Sarandë (1918)‬, e përjetësuar kjo edhe në memorialin‬
që ngrihet në fshatin Shënvasil të Sarandës. Kryebashkiaku Gurma është shprehur shumë falenderues, për praninë në vijimësi të donatorëve austriakë nga Graci i Austrisë,‬ të gjendur pranë institucionit të Shtëpisë së Fëmijëve në Sarandë, me një paketë ndihme me objekte hotelerie, pajisje për kuzhinën, vegla muzikore e uniforma sportive. Ai nënvizoi se “Saranda në veçanti, ka qenë një destinacion tërheqës për investime serioze nga‬
qeveria austriake”. Dhe veçoi ‬grantin‭ ‬e‭ ‬qeverisë austriake në vite për ndërtimin e ujësjellësit të Sarandës, interesimin e kompanisë së njohur austriake “Strabag”,‬
një nga më të mëdhatë në Europë në fushën e investimeve, vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes Bashkisë Sarandë dhe grupit të investitorëve austriakë, ASA, si dhe mbështetjen e dhënë nga qeveria austriake për‬
shkollën‭ ‬e‭ ‬mesme‭ ‬profesionale‭ ‬Hoteleri-Turizëm “A.Athanas” etj. Ambasadori Steiner, duke falenderuar për pritjen dhe bashkëbisedimin e ngrohtë, shprehu angazhimin e tij për forcimin e mardhënieve, jo vetëm në fushën ekonomike dhe arsimore, por edhe në turizëm art e kulturë, duke i konsideruar këto si mundësi të reja për zgjerim të bashkëpunimit dhe prezencës në Sarandë.