SURPRIZUES NOTARËT SARANDIOTË NË KAMPIONATIN KOMBËTAR PËR TË RINJ E TË RRITUR

Në akuadromin e Tiranës nga 1-2 korrik, u zhvilluan garat e notit në kuadër të Kampionatit Kombëtar për të rinj e të rritur. Ekipi “Butrinti” u përfaqësua me dy notarë të talentuar e cilësorë. Ata janë: notari rekordmen i të rinjve dhe kampion në të rritur, RONALDO SERJANI, në stilin delfin dhe 14-vjeçari i talentuar EDILJANO HUNA, në stilin e lirë të distancava të gjata. Notarët tanë në këtë kampionat u paraqitën mjaft mirë, duke kapur objekivat. Ata suprizuan me rezultatet shumë të mira, megjithë kohën e pakët të stërvitjes dhe në kushte të ndryshme nga Ajuadromi i Tiranës. Notari Ronaldo Serjani zuri 4 vende nderi: 1. 50 m flutur 26″41 vendi i parë të rritur 2. 100m flutur 58″84 vendi i parë. 3.50m stil i lirë 24″ 86 vendi tretë. 4. 100m stil i lirë 54″ 89 vendi tretë. Kurse notari i talentuar e me prespektivë Ediljano Huna zuri 3 vende nderi. Garoi në stilin 200m, 400m, 800m dhe 1500m. Rezultatet e garave ishin: 1.200m stil i lirë 2’14″09 2.400m stil i lirë 4’46″42 vendi i tretë për të rinj 3. 800m stil i lirë 9’48” 47 vendi tretë të rinj-të rritur 4. 1500m stil i lirë 19′ 09″26 vendi tretë të rinj-të rritur. Rezultatatet janë premtuese për të vendosur rekorde kombëtare për moshat 13-14 vjeçare. Kjo, edhe falë mbështetjes në rtitje edhe nga qeverisja vendore në Sarandë, e cila ks kthyer vëmendjen nga noti, që është sport i tradidës në qytetin tonë.

 

EKSPOZITË PIKTURASH ME MATERIALE TË RICIKLUESHME

 

Mjedisin e hapur të Limanit të Sarandës e ka pasuruar arti i veçantë, me piktura të realizuara me materiale të riciklueshme. Artistja sarandiote Amantia Rrokaj prezantohet për për herë të dytë në një sezon veror të qytetit të saj të lindjes.
Ekspozita e saj e titullur “Viva la Vita”, ka mbështetjen e Bashkisë, edhe për faktin se është një dedikim për jetën dhe përballimin e sfidave të saj nga autorja.

 

NË NJË FRONT KUNDËR DHUNËS NË FAMILJE

Mekanizmi kundër dhunës kërkohet të jetë veprues, parandalues e refuzues ndaj çdo rasti dhe në mbrojtje të viktimave të dhunës. Përfaqësues të institucioneve që përfshihen në këtë Mekanizëm, në krye të të cilit është Kryebashkiaku Adrian Gurma, diskutuan për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit, si një front i vetëm. Kryetari Gurma tha se puna e konsideruar shpesh si e padukshme, që është ndërgjegjësimi, duhet të zerë më shumë vend. “Është çështje fryme radhë të parë”, nënvizoi Kreu i Bashkisë Gurma, i cili tha se kërkohet të kemi edhe qasje njerëzore, si familjarë dhe prindër që jemi. Folës të ndryshëm shprehën nevojën për rritje të angazhimit për të parandalur dhe për t’u dhënë më shumë vëmendje rasteve që referohen dhe të ofrohet mbështetje atyre që kërkojnë mbrojtje. Në takim u soll përvoja e punës së mirë që është bërë nga drejtoria e Politikave Sociale në Bashki, me krijimin edhe të Qendrës Multifunksionale, nga mbështetja e dhënë nga Komisariati i Policisë, nga reagimi në kohë dhe asistenca e dhënë Shoqatës “Jona”, e mbështetur edhe nga ambasada suedeze, nga aksesi që ka krijuar Zyra e Punësimit, Zyra Vendore Arsimore etj. U tha se shtimi numerik i rasteve të dhunës është i lidhur edhe me daljen në sipërfaqe dhe referimin e rasteve që diheshin dhe nuk trajtoheshin. Me shumë impakt u vlerësua trefishimi i ndihmës financiare nga shteti, aplikimi i kritereve lehtësuese për përfitimin e ndihmës edhe përtej kohës së urdhërit të mbrojtjes. Reakiteti i ofrimit të këshillimit dhe ndihmës juridike falas, bonusi i strehimit dhe orientimi drejt punësimit, u përmendën si faktorë të rëndësishëm në mirëfunksionimin e Mekanizmit të koordinuar për minimizimin e rasteve të dhunës në familje.