FTESË PËR PJESËMARRJE NË SESIONET E MENTORIMIT NË KUADËR TË THIRRJES PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR PROJEKT PROPOZIME PËR RININË NË SARANDË

 

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ky program është vazhdim i nismës Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020). Buxheti total i ReLOaD2 është 12.63 milionë euro (15.06 milionë dollarë). Ndërsa komponenti për Shqipërinë është 1.2 milionë euro (1.4 milionë dollarë). Kohëzgjatja e projektit është 48 muaj (Janar 2021 – Dhjetor 2024). Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

Në kuadër të Thirrjes publike për OShC-të për projekt propozime për rininë, në partneritet me projektin ReLOaD2 në Shqipëri, ju informojmë se Bashkia Sarandë organizon sesione mentorimi sipas agjendës dhe detajeve në vijim:

Data Ora Tematika e sesionit Vendi
28 Shtator 2022 10:00 – 12:30 Korniza logjike https://undp.zoom.us/j/89438006764?pwd=M3J5VC81MXAvcWV2aG1DdXByaW9vUT09

Meeting ID: 894 3800 6764
Passcode: 599837

13:30 – 16:00 Projekt propozimi
29 Shtator 2022 10:00 – 12:30 Buxheti dhe Plani i aktiviteteve https://undp.zoom.us/j/82204648855?pwd=OTI4b0ZRd2l2ZmI3dEwrTU4rblRMUT09

Meeting ID: 822 0464 8855
Passcode: 140816

13:30 – 16:00 Çështje të tjera të aplikimit

Gjatë këtyre sesioneve, një ekspert i fushës do të japë mbështetje për organizatat në çështjet e mësipërme. Organizatat e interesuara për të marr pjesë në sesionet e mentorimit duhet të dërgojnë një email duke cituar datën dhe sesionin/et që janë të interesuar të marrin pjesë.

 

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën bashkia@bashkiasarande.gov.al dhe reload.al@undp.org.

PIKTORË NGA BOTA DHUROJNË “SARANDA ART DAYS”

Krijues të penelit nga 20 vende të botës, të organizuar nga Qendra “Tirana Art” dhe të mbështetur nga Bashkia Sarandë e Bougonvile Resort & Spa, u frymëzuan, krijuan dhe performuan në Sarandë, nga 9-15 shtator. Eventi i tyre, në formatin e Simpoziumit Ndërkombëtar të pikturës “Saranda Art Days”, nisi me pikturimin live në hapësirën e shetitores së Sarandës, ku mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma. Pas kësaj ceremonia zyrtare e çeljes së Simpoziumit, që sivjet është në edicionin e dytë, u zhvillua në mjediset e pishinës së Bugonvile Resort. Jona Dividi, drejtore e Qendrës “Tirana Art”, prezantoi 32 piktorët pjesëmarrës në këtë edicion, begraundin artistik të secilit dhe risitë e edicoonit të dytë në Sarandë. Kryebashkiaku Gurma ka mirëseardhur artistët e penelit, duke theksuar se Saranda është tërheqëse për turizëm, edhe sepse i jep akses artit e artistëve. Ai u rezervoi artistëve një pritje të ngrohtë në zyrën e vet, ku falenderoi për këtë bashkëpunim që po kthehet në traditë dhe bëhet pjesë e ngjarjeve artistike, që shkojnë përtej stinës së verës. Koha midis seancave të punës krijuese për Koloninë e piktorëve është alternuar me vizita në sinagogën ebraike, në qytetin antik të Butrintit e në Ksamil, duke shijuar peizazhin piktoresk buzë liqenit të Butrintit dhe një lundrim me anije turistike në Gjirin e Sarandës etj. Mbrëmja e 14 shtatorit ishte ajo e ekspozimit në shetitore të punëve të përfunduara, të cilat tërhoqën vëmendjen e qytetarëve dhe pushuesve vendas e të huaj, që ende janë të pranishëm në Sarandë. Artisti nga Kosova realizoi live në sytë e publikut një peformancë në telajo prej kanavace të përmasave të mëdha. Ceremonia e mbylljes së Simpoziumit 2 Ndërkombëtar të Pikturës “Saranda Art Days”, u zhvillua në gjirin e Bugonvile Resort. Artistëve iu dha çertifikatë pjesëmarrjeje nga Qendra “Tirana Art” e Bashkia, ndërkohë që Kryetari Gurma mirënjohjen për secilin prej tyre dhe për Qendrën “Tirana Art”, e shprehu me medaljen e personalizuar, nënshkruar prej tij, me tekstin “Mirënjohje që me penelin tuaj i shtuat ngjyra Sarandës së bukur”. Këngëtarë e instrumentistë dhe grupe polifonike e valltarësh, me interpretimin e tyre live, e bënë mbrëmjen përmbyllëse edhe më interesante e tërheqëse për piktorët e huaj. Ata u shprehën në gjuhët respektive se ishin mrekulluar nga pritja, nga atmosfera miqësore që i shoqëroi në çdo ditë e në çdo hap në Sarandë e Ksamil dhe thanë se largohen me mbresa e përjetime që do t’i kujtojnë gjatë.

TRI DITË ME KINEASTË, KINEMA, MUZIKË DHE LOJËRA PËR FËMIJË

Ashtu siç sezoni turistik vazhdon përtej kufijve stinorë, kanë vijimësi edhe veprimtaritë për publikun vendas dhe turistët. Në ditët e para të shtatorit, prej 2-4 shtator, Saranda dhe Ksamili u përfshinë në aktivitetet argëtuese, organizuar nga FSHZH, projekti PIUTD për zhvillimin urban e turistik, që patën edhe mbështetjen e Bashkisë së Sarandës dhe Kryetarit të saj, Adrian Gurma. “Pruducers on the Boat”dhe “Movies on the Coast”, ofruan aktivitete argëtuese, për qytetarë vendas e turistë, kinema, muzikë dhe lojëra për fëmijë. Plazhi publik i Centralit në Sarandë u gjallërua nga lojërat e shumta në mbrëmjet e 2 dhe 3 shtatorit, ndërkohë që nga ekrani i kinemasë lëvizëse u shfaqën filmat “Streha mes reve” e “Zgjoi” dhe DJ Piko luajti muzikë pa pagesë për publikun në shetitore. Bordi i anijes turistike “Si Saranda”, u bë vendi i takimit të publikut me kineastë elitarë e autorë filmash të ardhur në Sarandë nga disa vende të Europës dhe nga Ballkani, me plane krijuese dhe qëllime promovuese për Sarandën. Ishin të pranishëm përfaqësues të Departamentit të Kulturës, përfaqësues të Ambasadës së Francës. përfaqësues të industrisë së filmit nga Italia, Greqia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Në emër të Bashkisë, ata i përshëndeti Nënkryetari Romeo Çakuli. Në ditën e tretë dhe të fundit, aktivitetet u zhvendosën në Butrint e Ksamil. Sheshi pranë lokalit “Ciao Italia” në Ksamil, ishte përzgjedhur për të ofruar aktivitete argëtuese për fëmijë, si dhe për koncertin muzikor “All in Band”, me pjesëmarrje të këngëtares Eranda Libohova, ndërkohë që më vonë atmosferën e elektrizoi DJ Piko.

 

EKSPOZITË PIKTURE NË SHETITORE

Piktorja Adriana Puleshi nuk mund ta anashkalonte Sarandën nga turi i ekspozitës së saj lëvizëse nëpër bregdetin shqiptar. Duke patur edhe mbështetjen e Bashkisë Sarandë, ekspozita e saj u vendos në segmentin e shetitores, përballë me Galerinë “Art-Saranda”, në mes të vendasve dhe pushuesve në shetitjet e tyre të mbrëmjes. Atelieja e saj në natyrë tërhoqi vëmendjen dhe interesin e tyre, për t’u vizituar e për t’u bërë edhe blerës, pasi Adriana Puleshi spikat si piktore e emocioneve të ngjyrës. Ekspozita e saj, e shtrirë në kohë nga 29 gushti-në 2 shtator, përbëhej nga 70 punime në pikturë, në teknikën e ngjyrave akrilike. Arti i saj frymëzohet dhe promovon traditën e kostumeve nga të gjitha trevat e Shqipërisë e në veçanti nga trevat e Sarandës. Për 5 mbrëmje radhazi ekspozita e Adriana Puleshit pati vizitorë të shumtë, mes të cilëve edhe pushues nga vende të ndyshme të botës, që vazhdojnë turet e pushimeve në Sarandë. Mjaft prej tyre shprehën konsiderata për anën koloristike dhe për harmoninë e ekspresivitetin e veçantë të shprehjes.