TAKIM ME TË MOSHUARIT E QENDRËS POLIVALENTE

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, është takuar dhe ka përshëndetur të moshuarit e Qendrës Ditore Polivalente. Për shkak të punimeve të rikonstruksionit të plotë të këtij institucioni, që janë në fazën përfundimtare, takimi është bërë në një mjedis në afërsi të tij. Kryetari Gurma u ka uruar të moshuarve të kenë ditë e vite të bardha, ndërkohë që ka siguruar se do të vazhdojnë të kenë vëmendjen dhe kujdesin e qeverisjes vendore dhe të përfshirë në jetë aktive e komunitare, larg plogështisë dhe vetmisë. Kryebashkiaku Gurma ka qenë falenderues edhe për stafin, që është në shërbim të tyre, me respekt e përkushtim. Një moment me emocione të veçanta në takimin me të moshuarit, ishte ai i dhurimit të kartolinave të personalizuara për secilin prej të tyre dhe të shkruara me dashuri për çdo gjysh e gjyshe, nga fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla. Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma u tha të moshuarve se takimin e radhës do ta kenë së shpejti në ambientet e rinovuara të Qendrës Ditore Polivalente “Feti Rugji” të Sarandës.

 

KRIJUES NGA BOTA, MANIFESTIM POETIK NË SARANDË

Klubi i Krijuesve “Jonianët”, risolli në Sarandë poetë nga rajoni dhe nga disa vende të potës. Sipas një tradite tashmë 16-vjeçare, Saranda u bë vendi i Manifestimit Poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, një event që ka mbështetjen e Bashkisë së Sarandës. Manifestimi nisi me prezantimin e pjesëmarrësve, të cilët ishin nga Gjermania, Suedia, Zvicra, Kanadaja, Italia, Polonia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria. Secili recitoi për të pranishmit poezinë e vet më përfaqësuese, shkëputur prej Antologjisë së botuar enkas për Manifestimin Poetik 2022, titulluar “Nuk jam bardi yt, o det”. Në fjalën e vet Pajtim Çaushi, Kryetar i Klubit të Krijuesve “Jonianë”, bëri ndër t” tjera një falenderim homazh për poetin Agim Mato, duke i njohur meritën e inicimit të eventit Trirema e Poezisë Joniane”, 16 vite më parë. Poetët pjesëmarrës në Manifestimin Poetik 2022 u pritlën edhe nga Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma. Ai i falenderoi që zgjodhën Sarandën si muzën e tyre, duke i shtuar asaj lirikën dhe shpirtin poetik e duke u kthyer në ambasadorë të promovimit të vlerave dhe në kontributorë për dimensionin kozmoplitan të Saramdës. Një vend të rëndësishëm në agjendën e Manifestimit Poetik 2022, zuri diskutimi krijues për poezinë e Poetit Kombëtar Naim Frashëri. Eventi u mbyll me shpërndarjen e Çertifikatave të Pjesëmarrjes në “Trirema Poetike Joniane”, 2022.

“Butrinti” e nis kampionatin me fitore “Butrinti”

e ka nisur mbarë edicionin e ri futbollistik në Kategorinë e Dytë. Këtë e ka vulosur duke marrë me rezultatin e pastër 3-0 takimim me skuadrën e “Shkumbinit”. Skuadra e drejtuar nga tekniku Odisea Çipa luftoi fort për fitore triumfuan me rezultatin e pastër 3-0, edhe pse takini u luajt pa praninë e tifozëve në stadiumin “Andon Lapa”. Ishte një 90- minutësh spektakolar i sarandiotëve, të cilët e zotëruan takimin përgjatë gjithë sfidës. Pas përfundimit të takimit presidenti i klubit të Butrintit, Adrian Gurma, ka uruar lojtarët dhe stafin teknik për fitoren e mbarë në takimin e parë të kampionatit. “Me këmbë të mbarë. Urime çunave. Forca “Butrinti”, i uroi ata Kryebashliaku Adrian Gurma. Takimi i radhës do të jetë në transfertë kundër ekipit “Labëria”.

 

 

SARANDA SHPALLET BASHKI KAMPIONE PËR RICIKLIMIN

Forumi i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese, i mbledhur ditë më parë, bëri bilancin e punëve të një viti, kur mjedisi dhe pastërtia e qyteteve tona u shpallën prioriteti punçs së qeverisë qëndrore dhe qeveridjeve vendore. Kjo ishte periudha kur u punua fort për të eliminuar vatrat e mbetjeve urbane të vjetea e të reja. Paralelisht, u dhanë modelet e riciklimit dhe kompostimit të mbetjeve në burim. Në këtë elenent sidomos Forumi vlerësoi punën e bërë nga Bashkia e Sarandës, e cila u veçua nga Kryeministri Edi Rama si Bashki kampione për ricikilimin. Në një prej paneleve të këtij Forumi, kryebashkiaku Adrian Gurma dha një panoramë të plotë të punës që është bërë në këtë drejtim, me koshat tip rrjetë të vendosur në shetitoren e Sarandës dhe në pika të tjera publike, si dhe në shkolla e biznese. Ai i ndal veçantëisht në implementinin e eksperiencës gjermane në fiahën e menaximit të integruar, duke patur mbështetjen e Ministrisë së Turizmit e Mjedisit dhe duke përfituar mjaft nga programi i qeverisë gjjermane përmes projektit GIZ. Ai u ndal në ekspozenë e punës, të konkretizuar me funksioninin e qendrës së grumbullimit dhe riciklimit të mbrtjeve të kartonit të ngritur në Volloder, ku janë realizuar edhe shitjet e para. Saranda u prezantua dhe u vlerëdua si model suksesi në trajtimin e mbetjeve të riciklueshme. Puna vazhdon përmes një pune të përditshme dhe organizimeve ptomovuese të asaj çfarë është arritur.