“TURISTË” NGA SARANDA NË GJIROKASTËR

Edhe fëmijët bëhen promovues të lëvizjes për turizëm të integruar. Ishin fëmijët e Qendrës Multifunksionale për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjes, që u shfaqën si “turistë” në asete të qytetit të turizmit që ofron Gjirokastra. Të shoqëruar nga edukatoret e tyre, ata u ndjenë mirë duke shetitur në Qytetin d Gurtë e bukur, ku prekën nga afër dhe morën informacion mbi traditat, historinë dhe kulturën e qytetit të Gjirokastrës. Pjesë e ekskursionit të tyre ishte edhe vizita që bënë në Kalanë e Gjirokastrës dhe në Qafën e Pazarit.

 

“TETORI ROZË” NË SHETITOREN E SARANDËS

Tullumbacet rozë dhe slogani “Vrapo për Jetë”, ishin “skenografia” e një tjetër takimi ndërgjegjësues, organizuar me gra e vajza nga qyteti i Sarandës, nga Ksamili dhe Delvina. Edhe një herë tek ato kaluan mesazhet për rëndësinë që ka diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit, në mbrojtje të jetës. Deputetja Anila Denaj, edhe si grua dhe nënë, në emër të jetës dhe shëndetit, kaloi mesazhin që çdo grua e vajzë të rritë autokontrollin dhe kujdedin për veten. Të njëjtën gjë bëri edhe deputetja Mimi Kodheli, e ftuar speciale në takim. Pyetja e saj se sa zonja e kishin bërë kontrollin, duke qenë se mori si përgjigje një shifër të ulët, ajo do të nënvizonte se gratë vrapojnë për të gjithë, veç vetes. Kryebashkiakja e Delvinës, Majlinda Qilimi, tha se çdo grua duhet t’i bëjë vetes dhuratë kontrollin periodik dhe autokontrollin, sidomos ato me histori familjare të prekjes nga kanceri j gjirit. Si kryebashkiak dhe si mjek, Adrian Gurma i mëshoi idesë që “Tetori Rozë” të shtrihet në çdo ditë të vitit, duke mos o lejuar vetes neglizhenca e ulje të kujdesit, autokontrollit dhe kontrollit mjekësor. “Kontrolli mjekësor shpëton jetë. Ekzaminohu!”, ishte apeli i tij. Në takimin sensibilizues të “Tetorit Rozë” në Sarandë, ishte i pranishëm edhe deputeti Blendi Klosi.

 

FËMIJËT: VIZITORË TË QENDRËS SË RICIKLIMIT NË VOLLODER

Lëvizja për ndarje të mbetjeve urbane në burim dhe për ricikiklimin e tyre në një qendër të posaçme, ka shkuar edhe në veshin e fëmijëve. Ata kishin parë koshat prej rrjete në shetitoren e Sarandës, por kjo kishte shtuar kuriozitetin se çfarë bëhet më tej. Ndër të parët që e morën këtë përgjigje, ishin fëmijët e kopshtit “Soros”. Vogëlushët e këtij kopshti fëmijësh ishin vizitorë të qendrës së grumbullimit dhe paketimit të mbetjeve të riciklueshme në Volloder. Punonjësit e kësaj qendre u treguan për funksionimin e procesit të grumbullimit dhe presimit te mbetjeve të riciklueshme. Kjo u mundësua nga projekti që mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP. Projekti nuk lë jashtë vëmendjes edukimin dhe ndërgjegjësimin qysh në moshën parashkollore për rëndësinë e riciklimit.

 

DISKUTIM PUBLIK ME KSAMILIOTËT PËR PROJEKTET E NESËRME

Në një takim publik me ksamiliotët u fol për vëmendjen e shtuar të qeverisë qendrore e asaj lokale që ky destinacion i spikatur turistik ka marrë e do të ketë më shumë gjatë vitit që vjen. Kryebashkiaku Adrian Gurma vuri në dukje se ka ndyshuar qasja turistike për Ksamilin e kjo është shoqëruar me investime urbanizuese, që do të vijnë duke u shtuar. “Do të jemi zëri juaj i fuqishëm që resurset t’i përkthejmë në mundësi zhvillimi”, u shpreh Adrian Gurma. Ndërsa deputetja e zonës Anila Denaj tha se takimet me ksamiliotët janë më të bukurat dhe më të vështirat. “Bukuria është ajo që vjen nga energjia dhe nga nga puna juaj, ndërsa vështirësia, sepse ju jeni pretendues”. Denaj tha se në mbështetje të këtyre pretendimeve dhe të punës në rritje, vjen e do të jetë edhe mbështetja e qeverisjes qendrore e asaj lokale, e cila duhet parë si proces dhe mundësi reale për të progresuar më shumë. “Kjo që po bëjmë nuk është fushatë, por plotësim i nevojës për të komunikuar me ju”- u tha ksamiliotëve deputeti Blendi Klosi. Ai ka folur për vështirësitë që kanë krijuar krizat e njëpasnjëshme edhe për shtete të fuqishme dhe kjo ka nevojë të shpjegohet e të kuptohet. Duke folur për investimet, Klosi tha se kemi nevojë për investim me standarte, pasi ka ikur koha e asfalteve elektorale. Prej banorëve që morën fjalën në takim parashtruan kërkesa për investime në infrastrukturën rrugore, për disiplinimin e hedhjes së mbetjeve inerte, që urbanizimi të shtrihet edhe në hapësirat midis pallateve, ndërkohë që vlerësuan ndryshimin për mirë të sizuatës së pastrimit në të gjithë Ksamilin. Nga kx takim ksamiliotët morën sigurinë se do të vazhdohet të kryhen investime të qenësishme, në standarte të larta dhe që mbeten.