DËGJESË ME BANORË TË TRI LAGJEVE TË SARANDËS

Dëgjesa e zhvilluar me banorë të lagjeve 1, 2 e 3 të qytetit të Sarandës, është më e gjera, e mbajtur gjatë procesit të diskutimit me komunitete të projektbuxhetit të Bashkisë për vitin 2023. Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma bëri një ekspoze të punëve të kryera gjatë vitit në vazhdim. Ai u ndal në investimet e kryera në infrastrukturë: me Rrugën Lëkurës-Kanali i Çukës, me asfaltimin e rrugës Turizëm-Kanali i Çukës, me rrjetin e brendshëm të Ujësjellës-Kanalizimeve, përmirësim të ndriçimit publik në të tri lagjet e me prokurim investimesh në disa rrugë të brendshme. Kujdesi i shtuar social u argumentua me dhënien e bonusit të strehimit për çdo rast aplikimi, me kreditë e buta që janë dhënë, me bursat e dhëna për studime dhe me ndihmën ekonomike. Duke folur për fushën e arsimit, Kryebashkiaku Gurma përmendi rikonstruksionin e kryer në shkollën e mesme “A.Athanas”, atë që do të nisë në shkollën “ A.Sheme”, si dhe rikonstruksionin e kryer në Qendrën Polivalente, rikonstruksionin dhe vënien në funksion të Qendrëes për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Forcimin e Familjes. Një pikë e rëndësishme e ekspozesë para qytetarëve sarandiotë, ishte puna e bërë me trojet e ndërtimit, ku janë lidhur 850 kontrata, megjithë mangësitë e jashtëzakonshme të rezultuara në dokumentacion. Duke folur për paketën fiskale që do të aplikohet gjatë vitit 2023, u theksua se nuk do të ketë asnjë taksë të rritur, ndërkohë që projektohet rritje e të ardhurave, që do të vijë nga zgjerimi i bazës së taksueshme. Kjo, nënvizoi kreu i Bashkisë Gurma, përkthehet në të ardhura që shtohen dhe krijojnë terren të shëndoshë për investime e shërbime. Sezoni i mbarë i vitit turistik 2022, që ka impaktuar në çdo biznes dhe familje, u pa edhe si efekt i nivelit të ri e me një qasje të re në pastrimin e qytetit e riciklimin dhe e lidhur ngushtë me pasurimin e agjendës kulturore-artistike e sportive, që është mbështetur më mirë. Mjaft prej banorëve që morën fjalën në dëgjesë vlerësuan punët e mira bëra nga Bashkia në investime e shërbime me impakt në komunitet. Ndërkohë, kanë kërkuar që buxheti i vitit të ardhshëm të bëhet mbështetje për rrugën e zonës së banuar pas Hotel “Butrinti”, të ketë më shumë vëmendje dhe investim për fëmijët, me zgjerim të institucioneve parashkollore, për kënde të reja lojërash e shtim të terreneve sportive, atje ku mundësitë janë, si dhe të shtohen mjediset çlodhëse për të moshuarit e deri të mendohet për krijim fushash tenisi, me interes turistik. U kërkua të lobohet për zgjidhje përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm e të investohet për lehtësira në parkime. Ndaj firmës së pastrimit, u kërkua të forcohet kontrolli për ta bërë më mirë detyrën.

 

DËGJESË PUBLIKE

 

Prezantimi i projektbuxhetit të vitit 2023 të Bashkisë Sarandë dhe diskutimi i tij me komunitetin, vazhdon:

 

📌 Ditën e mërkurë, më 23 nëntor 2022, ora 11:00, me banorë të lagjeve 1, 2 e 3, te Lokal “Tatzati”

📌 Ditën e enjte, më 24 nëntor 2022, ora 11:00,

me banorë të lagjes 4, te Lokal “Oxhaku”, Kodër.

Jepini vlerë mendimit tuaj, jepini zërin tuaj

zërave të buxhetit të Bashkisë për vitin 2023.

 

SË BASHKU NË PANAIRIN NDËRKOMBËTAR TË TURIZMIT NË SELANIK

Një tregues domethënës se ideja e turizmit të integruar funksionon, ishte pjesëmarrja dhe performanca e bërë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, që u zhvillua 18-20 nëntor në Selanik. Bashkia e Sarandës, Fiiniqit, Dropullit, Gjirokastrës dhe Tepelenës, u prezantuan së bashku si një ofertë e unifikuar, në stendat “visitsaranda” e “visitgjirokastra”. Këtij organizimi iu përgjigjën rreth 40 biznese turizmi nga Gjirokastra dhe Saranda, që u bënë pjesë e edicionin të 37-të të panairit ndërkombëtar të turizmit në Selanik. Ato ekspozuan vlerat themelore të destinacionit, eksperiencat, akomodimin, kulturën, natyrën, trashëgiminë, nën markat “VisitGjirokastra dhe “VisitSaranda”. Të dy destinacionet u prezantuan të bashkuar në një stendë, duke ia dalë të shfaqin të fuqizuar imazhin e Jugut të Shqipërisë, si një destinacion gjithëvjetor me potencial të lartë. U prezantuan më shumë se 100 produkte, që përfshinë akzivitetet në natyrë, turet historike, aventurën, ture fetare, kulinarie, tradite, aktivitete të ujit, si dhe turizmin e nënujit. Stendën “visitsaranda” e “visitgjirokastra” patën mjaft interes, u vizitian nga autoritete e media të huaja dhe sidomos nga qindra klientë e biznese turizmi. Interesat e tyre ishin të lidhur me bizneset e akomodimit, kukinarinë, mundësitë për ture kulturore, aktivitetet në natyrë dhe alternativat e transportit drejt rajonit. U realizuan rreth 30 takime të nivelit të lartë të tipit B2B, me operatorë të huaj e DMO, me mundësitë e lidhjes së të paktën 5 partnrriteteve, duke nisur nga sezoni i dimrit. Prezantimi i rajonit në Panairin “Philixenia” të Selanikut, u mbështet nga Bashkitë e Sarandës, Finiqit, Gjirokastrës e Tepelenës dhe nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër, si një konkretizim i Memirandumit për Turizëm të Integruar”, një nismë e inicuar nga Bashkia e Sarandës dhe Kryetari i saj, Adrian Gurma, gjatë vitit 2022.

 

PRITJE PËR AMBASADORIN E NORVEGJISË DHE TË SHQIPËRISË NË KOSOVË

Kjo javë ka nisur me pritjen e dy diplomatëve nga Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma. Me Zotin Jens Erik Grøndahl, ambasador i Norvegjisë për Kosovën e Shqipërinë dhe Zotin Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë, u konfirmua fakti që shqiptarët e Kosovës dominojnë ndër turistët nga trojet e po kështu edhe për realitetin e shtimit të pranisë së turistëve nga Norvegjia këtë verë, duke iu kthyer eksperiencës së viteve para pandemisë. Kryebashkiaku Gurma u ndal në ofrimin e të gjitha lehtësive, shërbimeve e mundësive, që gjejnë në Sarandë turistët dhe rezidentët norvegjezë. Mes kreut të Bashkisë Gurma dhe dy ambasadorëve u diskutua për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit, me fokus turizmin në sezonin veror për Kosovën dhe atë të vjeshtës dhe dimrit për turistët nga vendet skandinave në përgjithësi e atyre nga Norvegjia në veçanti. Ata vlerlsuan së bashku si shumë të rëndësishme perspektivën e afërt më të mirë, që do të sjellë bërja e Sarandës me aeroportin e vet turistik.
Të dy diplomatët lanë shënimet e tyre në Librin e Artë të Bashkisë Sarandë.