TRAJNIM PROFESIONAL DHE ÇERTIFIKIM I PUNONJËSVE TË POLICISË BASHKIAKE

Trupa e Policisë Bashkiake e Sarandës u përfshi së fundmi në një proces trajnimi profesional. Kjo u mundësua falë bashkëpunimit ndërinstitucional mes Bashkisë dhe Akademisë së Sigurisë. Ekspertë të kësaj Akademie drejtuan për disa ditë trajnimin e trupës së Policisë Bashkiake, që përfundoi me Çertifikimin e punonjësve të Policisë Bashkiake. U trajtuan tema të përgatitjes profesionale dhe aftësimit për të ofruar një standart të ri të shërbimeve policore në komunitet, sidomos në një qytet me profil të spikatur turistik, siç është Saranda. U dhanë njohuri mbi veprimet juridike e proçeduriale të policit bashkiak, njohuri dhe aftësim veprimi në raste mbytjesh, gjakderdhjesh, djegiesh dhe aksidentesh. Po kështu, u bë aftësimi policor, me veprime praktike taktike policore, aftësin në njohjen dhe përdorimin e armëve të zjarrit dhe rregullat e sigurisë për armët. Seancave mësimore iu bashkuan edhe nxënës të shkollave të qytetit. Trajnimet profesionale përcollën njohuri të domosdoshme për të përballuar detyrën dhe për të rritur performancën e trupës së Policsë Bashkiake.

 

Krenaria e komunitetit

Marta, Klotilda, Majlinda dhe Alba janë katër vaksinatoret tona, të cilat përgjatë periudhës së pandemisë, me zemër të ngrohtë, me dorë të lehtë dhe fjalën e ëmbël, shërbyen me përkushtim për mijëra qytetarë👏
RESPEKT & MIRËNJOHJE

Destinacioni i javës.

📌 Manastiri i Shën Mërisë, Kostar ⛪
📍16 km nga qyteti i Sarandës🚶🚲🚕🚌
Manastiri i Shën Mërisë së Kostarit është ndërtuar në zgavrën e një shkëmbi në faqen e malit në veri të fshatit Kostar. Kisha e tij ka formë rrethore dhe përbëhet nga naosi, narteksi dhe një hajat i vogël lidhur midis tyre. Muret e kishës janë të zbukuruar me pikturë murale që paraqesin tema nga jeta e Krishtit, e Shën Mërisë dhe shumë figura shenjtorësh. Ndërkohë mbi portën hyrëse të saj ruhet ende një mbishkrim dhe data 1775 që mund të jetë data e ndërtimit të kishës ose pikturimit të saj. Me mjaft interes është edhe ruajtja e ikonostasit prej druri rreth 4,7 m i gjatë dhe 3,9 m i lartë.
Manastiri i Shën Mërisë në Kostar vazhdon të jetë edhe sot një vend i rëndësishëm peligrinazhi, i cili çdo 15 Gusht kthehet në një vend peligrinazhi rajonal.