Krenaria e komunitetit

Ilirjan Dalanin, punuesi i suvenireve në allçi e mermer, i cili ka rreth 50 vjet në këtë mjeshtëri, pas përfundimit të Liceut Artistik “Jordan Misja” për skulpturë.

Lili tani është një pensionist i qytetit, por shpirti nuk i ndahet nga dalta e çekiçi,jo vetëm për suveniret,por edhe duke ua dhënë mjeshtërinë e gdhendjes një grupi fëmijësh, që ka afruar rreth vetes,ky mjeshtër i heshtur i daltës.

 

 

VANDALIZËM I PËRSËRITUR ME PEMËT E TROTUARIT

Sërish po përballemi me një gjest shkatërrues me gjelbërimin e rrugës. Nga thyerja me dashje apo sharrimi kanë mbetur cungje më shumë se 10 pemë bliri, të mbjella në pjesën më prezantuese të hyrjes për në Sarandë. Ky është një gjest shkatërrues i pemëve të trotuarit përgjatë Urës së Gajdarit, që revolton çdo qyterar.

 

KRYEBASHKIAKU GURMA PRET FËMIJËT E KTHYER ME ÇMIME NDERI DHE TROFE

Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma priti dhe përgëzoi dy artistë të spikatur, që u kthyen me çmime nderi nga Festivali i Tretë Mbarëkombëtar i Këngës së Vjetër Popullore, organizuar në Durrës. Nxënësja Skaila Beqo me çmimin e parë dhe Leonora Sinoimeri me çmimin e tretë, lartësuan emrin e Sarandës në eventin artistik “Këngë, Jeho”. Në takim u vlerësua pasioni i tyre për këngën, mbështetja e dhënë prej prindërve, prej instruktuktorit Bexhet Shena dhe nga institucioni i Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Atyre iu premtua se do të kenë nga Bashkia edhe një bonus financiar. Performanca e vlerësuar e fëmijëve-artistë në interpretimin e këngës së vjetër popullore, nxiti indicien për të thelluar kërkimin, që ata të mund të jenë pjesë e grupit përfaqësues të Sarandës, në Festivalin Folklorik të këtij viti në Gjirokastër.

 

FËMIJËT: KONTRIBUTORË NË PASTËRTINË E PLAZHEVE

Në këto ditë dimërore, kur plazhet janë mbushur me gjithfarë prurjesh nga deti i egërsuar, fëmijët kanë qenë reagues me sjellhen e tyre. Për t’u vlerësuar është që ky reagim ka ardhur nga vogëkushët e Qendrës Multifunksionale për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjes në Sarandë. Ata u organizuan dhe u përfshinë në pastrimin e hapësirës prej Plazhit të Ri. Veprimi i tyre përmbante edhe mesazhin sensibilizues për përshirjen e komunitetit në mirëmbajtjen e mjediseve publike dhe për qëndrim miqësor nda natyrës që na rrethon.