7 MARSI: AKTIVITETE NDERUESE PËR FIGURËN E MËSUESIT

Në kuadër të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në shkollën e mesme të përgjitshme “Hasan Tahsini” të Sarandës, u organizua një Takim Mirënjohjeje për donatorët që mundësuan financiarisht realizimin e rinovimit të Muzeut të kësaj shkollë, e njohur për hisotrinë e saj 63-vjeçare të mësimdhënies cilësore si dhe të mbushur me prova të lidhjes dhe të mbështetjes së fuqishme komunitare. Në këtë takim, organizuar nga Bashkia e Sarandës, morën pjesë edhe deputeti Niko Kuri, Prefekti Flamur Mamaj, përgjegjësja e Zyrës Arsimore Vendore, Majlinda Vaso etj. Një prezantim të kësaj shkolle më traditë dhe cilësi në procesin mësimor në dekada, e bëri për të pranishmit drejtorja e gjimnazit “Hasan Tahsini”, Eleni Barka, duke nënvizuar se kjo histori gjendet edhe në mjediset e muzeut të restauaruar e pasuruar, falë mbështetjes së biznesit dhe pasionit të ish-mësuesit dhe ish-drejtuesit të kësaj shkolle, Xhorxhi Vasili. Nismatëri I ngrijtes së këtij muzeu Xhorxhi Vasili, së bashku me ish-drejtorin e parë, Vasil Partali, të ndarë nga jeta, tregoi për punën e bërë dhe mbështetjen e gjetur nga komuniteti I biznesit në Sarandë, shumica ish-nxnës në këtë shkollë, falë së cilës u bë I mundur rikonstruksioni më I fundit I Muzeut të Gjimnazit. “Institucion emblemë për arsimin në shkallë vendi”, do ta quante shkollën “Hasan Tahsini” Kryebashkiaku Adrian Gurma. Ai u shpreh shumë falenderues për stafin pedagogjik, që vazhdon ta mbajë në këto nivele të larta mësimdhënien në këtë shkollë. Mirënjohja e tij e veçantë u shpreh për mbështetjen financiare nga donatorët, e cila shkoi për rikonceptimin dhe pasurimin e Muzeut të kësaj shkolle, që e cilësoi si pjesë të shndritshme të kujtesës së qytetit të Sarandës. Për donatorët janë dorëzuar Çertifikata Mirënjohjeje, nënshkruar nga Kryetari Adrian Gurma. Përshëdetën Takimin e Mirënjohjes edhe Prefekti Flamur Mamaj, deputeti Niko Kuri dhe përgjegjësja e ZVA, Majlinda Vaso, ish-nxnëse dhe ish-mësuese e këtij gjimnazi Miranda Birjani etj. Pas kësaj, të pranishmit vizituan Muzeun e rinovuar të shkollës, që përfaqëson një vlerë të shtuar të traditave në rrugën e marrjes së dijeve cilësore e të qëndrueshme. Nuk janë lënë jashtë vëmendjes në 7 Mars, mësuesit e dekadave më parë, të shkollave të Bashkisë së Sarandës, që tani janë në pension. Bashkia e Sarandës dhe Kryetari I saj Adrian Gurma, në shnejë pirënjohjeje për kontributet e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave, organizuan një drekë, ku u shpreh mirënjohja për vlerat e tyre dhe iu dhurua nga një karafil, me logon e Bashkisë.

 

SHANSE PËR RRITJE TË PRANISË SË TURISTËVE KINEZË NË SARANDË

Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma priti ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Z. Zhou Ding. Në takim ishin edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak, Asaf Stroka, Nënkryetari i Bashkisë, Romeo Çakuli, si dhe përfaqësues nga fusha e biznesit turistik. Kryebashkiaku Gurma prezantoi para diplomatit kinez profilin e spikatur turistik të qytetit të Sarandës, ndërkohë që shprehu vullnet për bashkëpunim ndërinstitucional për të shtuar praninë e turistëve kinezë, si gjatë verës edhe në shkurt e tetor. Duke sjellë në bisedë fjalën e urtë kineze se “Rruga e gjatë nis me një hap”, Kryetari Gurma shprehu vullnet për bashkëpunim, që nis me këtë takim të parë, por jo të fundit. Ambasadori Zhou Ding nga ana e vet, i është referuar miqësisë së gjatë shqiptaro-kineze, duke e quajtur atë një bazament të fortë për bashkëpunim në të ardhmen. Ai tha se jo vetëm investimet në infrastrukturë e kanë bërë Shqipërinë e Sarandën më të preferuar për turistin kinez, por edhe heqja e vizave dhe nënshkrimi së fundmi i Memorandumit të Bashkëpunimit në Turizëm, krijojnë lehtësira lëvizjeje në të dy vendet. “Ne kemi nevojë ta promovojmë miqësinë tonë të hershme- tha ai- përmes turizmit, pasi ajo i tejkalon ideologjitë dhe politikat”. Nga opeeatorët e pranishëm në takim u sugjerua që të ofrohen guida të posaçme turistike që i përshtaten tipoligjidë dhe interesave specifike të turistit kinez për historinë, për arkeologjinë, për memorjen ku gjenden gjurmët e miqësisë mes dy popujve, të cilat është e nevojshme të përbëjnë intinerare guidash. Ambasadori kinez tha se pjesëmarrja dhe promovimi i Sarandës në Panairet e Kinës, që organizohen çdo vit në vendet e Ballkanit, është një tjetër mundësi për të shtuar praninë dhe prurjen turistike kineze në Sarandën, që është e famshme për turizëm.

 

TRYEZË NDËRGJEGJËSIMI PËR DREJTËSI E BARAZI SOCIALE DHE MUNDËSI TË BARABARTA

Qendra për Zhvilim e Bashkisë Sarandë, ku marrin trajtim, aftësim dhe përkujdesje fëmijë me aftësi ndryshe, ishte institucioni i duhur për të ndarë qasje sociale të ngjashme, në Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale. Anila Pikuli, shkoi përtej pozicionit të saj so Drejtore e Drejtorisë së Politikave Sociale në Bashki, duke bërë edhe moderatoren e Tryezës me këtë fokus, në këtë kuadër. Rreth kësaj Tryeze ishin si të barabartë: Kryebashkiaku Adrian Gurma dhe drejtuesja e Zyrës së Punësimit, Eljana Shkurti, drejtues të shoqatave të të verbërve dhe romëve, drejtues dhe specialistë të institucioneve me natyrë sociale, që në Bashkinë Sarandë janë një mozaik i plotësuar. Kryetari Adrian Gurma vlerësoi me rëndësi të dorës së parë që janë bashkë jo vetëm në Tryezë, por sidomos në qasjen e njëjtë për të dhënë drejtësi dhe barazi sociale dhe secili ka tullën e vet në këtë mur. “Më shumë se fjalët, – u shpreh Gurma- është investimi i përditahëm për fëmijët me aftësi ndryshe dhe për shtresa vulnerabël”. Falë kësaj pune dhe këtij investimi e bashkëpunimi ndërinstitucional dhe me organizata e shoqata me profil social, Bashkia Sarandë është tashmë lider për infrastrukturë të kompletuar në
institucione sociale e po aq për standartin e shërbimeve, që ofrohen në to.
E drejta për të marrë pjesë në gjithë aktivitetet dhe për punësim, është trajtuar si një e drejtë e secilit nga drejtorja e Zyrës së Punës, Eljana Shkurti. Ajo ka vlerësuar përfshirjen në projektin “Punë në Komunitet”, që implementohet nga Bashkia Sarandë, ndërkohë që ka kërkuar bashkëpunim më të gjerë edhe nga përfaqësues të pranishëm të komuniteteve, për të rekomanduar njerëz në nevojë, për t’i përfshirë në programe punësimi, pasi kështu funksionojmë si aktorë socialë.
Në Tryezë, u tregua për kujdesin që bëhet për rregjistrimin e fëmijëve romë, për nevojën e ofrimit të më shumë vende punës për individë me aftësi ndryshe, si dhe për paketat ushqimore për familje në vështirësi ekonomike, për punën integruese për viktimat e dhunës, për infrastrukturën lehtësuese për lëvizjen e invalidëve. U tha se duhet bërë më shumë për të lënë mënjanë
çdo lloj diskriminimi dhe të arrihet motivimi i individëve, që ata të dalin si të barabartë në
tregun e punës etj. Në
Ditën Botërore të Drejtësidë Sociale, kaloi mesazhi se jemi të gjithë të barabartë dhe të gatshëm për të dhënë shërbime për të luftuar diskriminimin, pro drejtësisë dhe barazisë sociale.

 

SARANDA: NË INTERESIN E TURISTËVE DHE BIZNESIT RUMUN

Kjo u konfirmua në takimin informal, që Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, pati me ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, z.Octavian Ṣerban dhe Këshilltarin Ekonomik të asaj Ambasade, z. Cristian Dan Cutaṣ. Kryebashkiaku. Gurma, duke nënvizuar faktin që Saranda është një punkt i rëndësishëm i turizmit në vend, shprehu vullnet për të qenë bashkëpunues për të rritur këtu praninë e turistëve rumunë e njëherësh ky bashkëpunim të konkretizohet shpejt e të përfshijë edhe fusha të tjera, si: arsimin dhe biznesin dhe shkëmbimin e eksperiencave të qeverisjes, përmes binjakëzimit të Sarandës me qytete në Rumani. Ambasadori Serban tha se është i gatshëm për ta prezantuar Sarandën në disa touropetarë dhe kompani të mëdha biznesi në Rumani. “Zona ka potencial ekonomik që duhet ta përdorim në interes të zhvillimit”, u shpreh Serbian. Ai tha se së shpejti vjen një delegacion ekonomik, i cili ka nevojë për të gjetur homologë të besueshëm këtu. Për të vendosur kontakte dhe zhvilluar projekte, diplomatët rumunë kërkuan të identifikohen lokacione konkrete, për të konkretizuar investimin. Mes Kryetarit Gurma dhe diplomatëve rumunë u bisedua edhe për projekte në fushën e arsimit, pasi agjencia rumune për zhvillim ekonomik dhe ndihmë këtë vit do të fokusohet në shkolla, duke ofruar laboratorë të teknologjisë së informacionit, ku Saranda është në fokus. U tha se bashkëpunimi do të përfshijë edhe dhënie bursash për exelencën, në bachelor ose master në Rumani, si dhe për kualifikime stafesh në Rumani, në kuadër të funksionimit të zyrës së BE në qeverisjen vendore.