Albanian Coast Trip2020 u mbyll me fluturimin drejt Ksamilit

Pilotët nga Çekia🇨🇿Zvicra🇨🇭Polonia🇵🇱e Shqipëria🇦🇱 sipas traditës shqiptare, i falenderuam për pjesëmarrjen dhe pasionin që ushtrojnë, duke besuar fort se ata do të rikthehen e do të shijojnë bukuritë e brigjeve të Sarandës, jo vetëm nga ajri, por edhe si turistë, së bashku me familjarë e miq të tyre.
Ndamë çertifikata vlerësimi për ta, e mirnjohje të veçantë për Alketin, që prej vitesh promovon mrekullitë shqiptare nga një tjetër këndvështrim, si një ambasador i veçantë i turizmit shqiptar.