Kreu i Bashkisë Adrian Gurma ka patur një tjetër komunikim me banorë të Ksamilit, nën masa mbrojtëse nga Covid 19. Ata janë pyetur dhe dëgjuar për problematika që ende shqetësojnë dhe si i vlerësojnë shërbimet që u ofrohen nga struktura bashkiake e çfarë duhet përmirësuar në këtë drejtim.
Po kështu, në këto komunikime, të zhvilluara në mbyllje të vitit dhe në prag të miratimit të projektbuxhetit të vitit 2021, u muarr mendimi i tyre për investimet që do të donin të bëheshin me përparësi në qytetin e Ksamilit dhe në lagjet e tij, si mundësia më e mirë për të rritur cilësinë e jetës së banorëve dhe për përmirësimin e ofertës turistike për vitin që vjen.
Çdo ditë që vjen, afron më tepër me bërjen realitet të dëshirës dhe projektit ambicioz që edhe Saranda të ketë një Akademi të Futbollit. Drafti i përgatitur nga KS “Butrinti”, është prezantuar sot në Këshillin Mbikqyrës të sh.a “Butrinti”, në prani edhe të Presidentit e njëherësh Kryetar i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma.
Diskutimi është ndalur në ngritjen e strukturave përkatëse, me kërkesën që njerëzit e angazhuar të kenë nivelin arsimor dhe eksperiencën, por edhe qartësinë e plotë për detyrat funlsionale që do të mbulojë secili dhe raportet mes tyre.
U diskutua edhe për funksionimin e stafit mjekësor mbështetës e deri ngritjen e zyrave, për të cilat tek Presidenti i ekipit Adrian Gurma, është paraqitur një projekt nga Kryetari I Këshllit Mbikqyrës Xhorxhi Vasili.
U hodh drita e nevojshme në gjithçka që sigruon mirëfunksionimin e Akademisë si institucion, duke nënvizuar edhe nevojën për t’iu referuar eksperiencave dhe praktikave më të mira në këtë fushë.
Presidenti Adrian Gurma, duke e vlerësuar të vlefshëm dhe të studjuar draftin e paraqitur, arësyetoi se, për të ardhur tek momenti i sotëm, është pritur dalja e VKM dhe Aktit Normativ, për të qenë më ligjorë.
Prej tij u hodh dritë në skenarët që mund të funksionojnë dhe të ndikojnë fuqishëm në ngritjen dhe funksionimin e kësaj strukture. Ai tha se ne njohim dhe u referohemi eksperiencave të vendimmarrjes nga Këshilla Bashkiakë të Bashkive simotra, për shitje aksionesh. Por, tha ai, duhet ta mendojmë dy herë çdo hap që hedhim, për të mos e futur procesin në ngërçe, që lidhen me jo pak të panjohura dhe mundësi që nuk mund të parashikohen dot sot. Në projeksionin e Presidentit Gurma, situata është mjaft diverse dhe komplekse dhe projekti mund të kalojë në disa të panjohura.
Ai shtroi edhe disa detyra për mirëfunksionimin e strukturave të sh.a “Butrinti” dhe të Policisë Bashkiake në stadium, si dhe për organizimin më të mirë të Konferencave për shtyp e për kriteret e bëra të qarta nga FSHF për transmetimin dhe mediatizimin e autorizuar të ndeshjeve.
Pavarësisht në është diell apo shi, tashmë pritja e autobusit rrethqytetës të radhës, nuk është më siklet. Falë investimit më të fundit të kryer ngs Bashkia Sarandë, në stacionet ku më parë gjendej një tabelë e thjeshtë, janë vendosur gabina pritëse.
Të tilla gjen tani në vendqëndrimet e autobusëve të linjave rrethqytetëse në Sarandë, Ksamil, Berdenesh e Shelegar.
Së fundmi ato u plotësuan edhe me ndenjëse, që mundësojnë uljen e të pamundurve, të fëmijëve apo të moshuarve.
Peizazhi i rrugës hyrëse për në Sarandë po plotësohet në elementin e munguar të gjelbërinit. Pemë të llojit “Magnolia Grandiflora” janë shtuar përgjatë kësaj rruge dhe trotuareve të saj.
Kjo ka ndodhur e do të vijojë në ditët e muajit dhjetor, të njohur si muaj i pyllëzimit dhe mbjelljeve të reja.
Plotësimi dhe shoqërimi me pemë, i këtij aksi rrugor, prezantues të qytetit të turizmit, është investim i Bashkisë së Sarandës.