Problematikat e sezonit, në fokus të mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, e zhvilluar më 30 qershor, vuri në rendin e ditës problematikat e sezonit turistik: plazhet, parkimet e pastrimin dhe programim për shoqërimin e pushimeve verore me produkte artistike e kulturore. Këshilltarët vlerësuan menaxhimin e deritanidhëm në këto drejtime, ndërkohë që shfaqën mendime e sugjerime për të shtuar masat dhe vëmendjen nga strukturat përkatëse, pasi sezoni sapo ka nisur dhe sfidat janë përpara.
Mbledhja e Këshillit doli me vendimmarrje përkatëse edhe për ndihmën ekonomike të muajit, për qendrën polivalente ditore të të moshuarve, si dhe mori në analizë e miratoi raportin paraprak të programit buxhetor vendor për vitet 2022-2024.

 

Të gjithë bashkë, të kontribuojmë, për një Sarandë më të mirë, më të pastër dhe më qytetare!

Me keqardhje dhe me shqetësim, konstatohet, se ditët e fundit, kanë ndodhur disa episode të shëmtuara, të shprehura me dëmtime, shpërdorime dhe deri me përvetësime të pasurisë publike, që gjendet në hapësirat publike, si në Sarandë edhe në Ksamil.
Kështu, janë rregjistruar:
– dëmtime në Ksamil të kontenierëve të mbetjeve urbane, e deri edhe spostime të tyre nga vendbazimet e miratuara nga Bashkia.
– dëmtim dhe zhvendosje e kullës së vrojtimit nga stacioni i plazhit publik në Ksamil.
– hedhje në kontenierët e destinuar për mbetje urbane, të mbetjeve inerte dhe atyre bimore, pas krasitjeve të pemëve nga qytetarët, në një kohë kur është bërë e ditur, që është detyrim ligjor depozitimi i tyre në vendgrumbullimin e mbetjeve inerte në Volloder (sipas autorizimit të dhënë nga Bashkia).
– dëmtime dhe flakje të koshave të vegjël, të vendosur në trotuaret e Sarandës dhe përgjatë shetitores së re.
– dëmtim dhe deri përvetësim për interesa private, i disa prej karrikeve metalike të sapovendosura në shërbim të qytetarëve nga Bashkia, në hapësirat e shetitores në Sarandë
Për të gjitha rastet, Bashkia Sarandë ka ndërmarrë hapat e duhur ligjorë, duke bërë denoncim në organet përkatëse dhe do të vazhdojë të reagojë me ashpërsinë e ligjit dhe të rregullave të vendosura nga Këshilli Bashkiak.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që të jenë përdorues me qytetari e korrektesë të pasurisë komunitare, të bëhen mbrojtës të saj dhe të mos ngurrojnë të denoncojnë, çdo rast të shpërdorimit, dëmtimit dhe abuzimit me këtë pasuri të të gjithëve.
Të gjithë bashkë, të kontribuojmë, për një Sarandë më të mirë, më të pastër dhe më qytetare!
BASHKIA SARANDË

NË SHËRBIM TË PEMËVE DHE LULEVE, PËR QYTET TË GJELBËR

Punonjësit e sektorit të gjelbërimit janë në valën e punëve për të kryer shërbimet e stinës në sipërfaqet e gjelbëra, për një qytet të gjelbër.

Puna e tyre shkon në përmirësimin e imazhit turistik të qytetit dhe Bashkisë që gjithanshmërisht përgatitet të presë pueshuesit e këtij sezoni të ri dhe të shënojë prurjen më të mirë turistike të viteve të fundit.

 

Ndalesa në Sarandë gjatë udhëtimit të “Javëve të Evropës”

Ndalesa në Sarandë gjatë udhëtimit të “Javëve të Evropës” ishte e mahnitshme.  Ambasadorët e “Team Europe” u takuan me qytetarët , bizneset dhe autoritetet lokale dhe përjetuan sesi projektet e financuara nga BE- ja po ndihmojnë vizitorët të zbulojnë se çfarë ofron Saranda.
Shikoni atmosferën e mrekullueshme të eventeve tona të #JavëvetëEvropës2021 🚍 në Sarandë.