Jeni të apasionuar pas fotografisë ![]()
Këtë vit Bashkia Sarandë muajin Gusht ia dedikon fotografisë, kompozimeve të larmishme dhe momenteve më të bukura të pushimeve tuaja, në Sarandë!![]()
![]()
![]()
Behu pjesë edhe ti e #Saranda2021![]()
![]()
![]()
duke derguar fotografitë me momentet më të bukura dhe jo vetëm.
Fotografia duhet të jetë origjinale sipas të drejtës së autorit
, fotografitë nga interneti do të skualifikohen!
Fotografia duhet të jetë e realizuar në rajonin e Sarandës, ku mund të përfshihen; peisazhe, traditë, njerëz, kulturë, histori, etj.
Fotografitë do të pranohen dhe publikohen në faqen zyrtare të Bashkisë Sarandë në Facebook dhe Instagram nga data 2 gusht 2021 – 31 gusht 2021.
Kartolina e vitit 2021 mund të jetë fotografia juaj!
Ju mirëpresim me fotot më të bukura!
#Saranda2021![]()
![]()
![]()
![]()

NJOFTIM
Për mospengimin e rrjedhshmërisë së trafikut dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit në territorin e Bashkisë Sarandë, me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, në rishikim të urdhrit nr.82 datë 21.06.2021 “Për disiplinimin e orareve të punës dhe mënyrës së funksionimit të njësive të shërbimit, tregtisë dhe veprimtarive të tjera, në mjediset publike dhe private për periudhën 01.07.2021-30.09.2021”, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:
Oraret e furnizimit të magazinave dhe dyqaneve me automjete do të jenë:
🔹Për automjetet me peshë të përgjithshme deri në 3.5 ton, qarkullimi do të lejohet në orarin 12:00-16:00 dhe në orarin 24:00-07:00.
🔹Për automjetet me peshë të përgjithshme mbi 3.5 ton, qarkullimi do të lejohet në orarin 24:00-07:00.
Ky urdhër hyn në fuqi prej datës 28.07.2021.
