Muzikë nën dritën e Hënës

Bashkia Sarandë muajin Gusht ia dedikon fotografisë, behu pjesë edhe ti e #Saranda2021

Jeni të apasionuar pas fotografisë 📸
Këtë vit Bashkia Sarandë muajin Gusht ia dedikon fotografisë, kompozimeve të larmishme dhe momenteve më të bukura të pushimeve tuaja, në Sarandë!🌞🌊💙
Behu pjesë edhe ti e #Saranda2021📸🌞🌊🥰 duke derguar fotografitë me momentet më të bukura dhe jo vetëm.
🔹Fotografia duhet të jetë origjinale sipas të drejtës së autorit ©️, fotografitë nga interneti do të skualifikohen!
🔹 Fotografia duhet të jetë e realizuar në rajonin e Sarandës, ku mund të përfshihen; peisazhe, traditë, njerëz, kulturë, histori, etj.
🔹Fotografitë do të pranohen dhe publikohen në faqen zyrtare të Bashkisë Sarandë në Facebook dhe Instagram nga data 2 gusht 2021 – 31 gusht 2021.
🔹 Kartolina e vitit 2021 mund të jetë fotografia juaj!
Ju mirëpresim me fotot më të bukura!
#Saranda2021📸🌞🌊🥰

 

Njoftim për mospengimin e rrjedhshmërisë së trafikut dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit

NJOFTIM

Për mospengimin e rrjedhshmërisë së trafikut dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit në territorin e Bashkisë Sarandë, me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, në rishikim të urdhrit nr.82 datë 21.06.2021 “Për disiplinimin e orareve të punës dhe mënyrës së funksionimit të njësive të shërbimit, tregtisë dhe veprimtarive të tjera, në mjediset publike dhe private për periudhën 01.07.2021-30.09.2021”, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:
Oraret e furnizimit të magazinave dhe dyqaneve me automjete do të jenë:
🔹Për automjetet me peshë të përgjithshme deri në 3.5 ton, qarkullimi do të lejohet në orarin 12:00-16:00 dhe në orarin 24:00-07:00.
🔹Për automjetet me peshë të përgjithshme mbi 3.5 ton, qarkullimi do të lejohet në orarin 24:00-07:00.

Ky urdhër hyn në fuqi prej datës 28.07.2021.

 

Korriku Muaji i Bibliotekës

Në këtë kuadër vazhdojmë vendosjen e dy bibliotekave të lira, në shëtitoren e Sarandës dhe në Ksamil, pas vendosjes së bibliotekës së parë të lirë, pranë ambienteve të Bashkisë në muajin janar të këtij viti në kuadër të Ditës së Edukimit.