NË VJESHTËN E SARANDËS, TURISTË ME BAGAZH POEZINË DHE KRIJIMIN

Sipas një tradite të qëndrueshme, këtë fillim tetori, poetët e Sarandës ftian dhe sollën këzu, në wytetin që të bën poet, kolegë të tyre nga viset, nga rajoni dhe Europa. Kjo sipërmarrje e Klubit të Kruëijuesve “Jonianë” të Sarandës, u mbështet nga Bashkia dhe nga Kryetari i saj Adrian Gurma. Ky event kulturor këtë vit ishte në edicionin e tij të 15-të. Në vjeshtën e sivjetme poetët nga bota ishin turistët tanë më të veçantë. Ata erdhën md bagazh poetik dhe u larguan duke marrë frymëzim nga Saranda. Manifestimi Poetik u shoqërua nga mikpritja e kolegëve saranfiotë dhe u alternua me guidë turistike në Sarandë, Ksamil, Butrint etj. Ky organizim është në vargun e eventeve përtej sezonit veror dhe ne besojmë se poetët pjesëmarrës në Manifestim u kthyen në vendet e tyre edhe si promovuesi të asaj çfarë gjetën dhe shijuan këtu.

 

SARANDA: E HAPUR PËR PROJEKTE, SIDOMOS ME INSTITUCIONE ARTISTIKE

Atje ku mbaron një sezon, atje nis puna për sezonin pasardhës. Me të njëjtën strategji Bashkia e Sarandës dhe Kryetari Adrian Gurma, programojnë të punojnë edhe për projektet artistike. Ky ishte edhe fokusi i bisedës mes tij dhe drejtores së TOB, Zana Çela. Kryebashkiaku Gurma tregoi për eksperiencën e kësaj vere në fushën e produkteve artistike që u ofruan, si pjesë e paketës turistike, duke e kthyer shetitoren e re në skenë dhe hapësirë koncertesh dhe eventesh. Ai tha se Saranda ka avantazhin klimatik për të qenë pritëse eventesh jo medoemos në stinën e verës dhe se po ndiqen politika nxitëse për muajt joverorë. “Kur një qytet turistik-u shpreh ai- e pasuron ofertën edhe me evente artistike, ajo bëhet e parezistueshme”. Institucioni artistik kombëtar si Teatri i Operas dhe Baletit (TOB), për historinë e vet 65-vjeçare dhe me qasjen e tij të re ndaj publikut, u vlerësua si një mundësi e artë bashkëpunimi me Sarandën. Drejtorja Zana Çela tha se pas rikonstruksionit të TOB, hapet një epokë e re, me shumë sfida. Një prej tyre është sfida që arti i vërtetë të shkojë live te spektatori, sado larg nga metropoli qoftë ai, duke u prezantuar me paketë të plotë, me shfaqje të formatit të madh apo të vogël., me shfaqje teatri, opere dhe baleti, të cilat nuk duan medoemos salla të mbyllura, por jepen edhe në skena të hapura, që Saranda tashmë i ka si askund tjetër dhe ku ka më mirë se ato të jepen open air, përgjatë shetitores. Kryebashkiaku Gurma u shpreh entuziast për këtë bashkëpunim dhe se biseda është në kohën e duhur, për ta programuar mbështetjen me buxhetin e vitit 2022, që ka hyrë në proces përgatitor. Ai shprehu bindjen se sa më cilësore të jenë eventet artistike, aq më shumë shtojmë destinacionet turistike. Ndërkaq, kreu i Bashkisë Gurma ka kërkuar asistencë profesionale nga TOB për t’i dhënë rrugë idesë së tij për rigjenerimin e burimeve njerëzore në bandën frymore të qytetit dhe sidomos për projektin e ngritjes së orkestrës frymore të fëmijëve. Ky ka qenë rasti kur Adrian Gurma tregoi edhe për sfidën e tij në krye të Bashkisë: në fund të mandatit, Saranda të jetë edhe destinacion i dimrit.

 

NDRYSHIMI I MENJËHERSHËM I KUSHTEVE TË MOTIT, KA SJELLË REAGIM PËR PASTRIMIN E KANALIZIMEVE

Kanë qenë reaguese strukturat përkatëse të Bashkisë Sarandë, sapo është parë përkeqësimi i motit. Kujdesi më i parë është treguar me ndërhyrjen për pastrimin e kanalizimeve të ujërave të bardha në rrugë, duke parandaluar bllokimin e tyre.
Kjo masë ka qenë e domosdoshme për të mos lejuar dhe parandaluar çdo situatë emergjente në rrugët e qytetit të Sarandës, pasi e pritshme është që rreshjet të vijnë duke u dendësuar.

 

TAKIMET PËR PROJEKTBUXHETIN 2022 NISIN ME KSAMILIN DHE KRYETARËT E FSHATRAVE

Ende pa u mbyllur sezoni turistik, ka nisur puna dhe kontaktet për përgatitjen e vitit 2022. Me këtë fokus dhe në nisje të një komunikimi të gjerë në të gjithë territorin e Bashkisë, me operatorë turistikë, me grupe interesi e me banorë në çdo qendër ta banuar, Kryetari Adrian Gurma është takuar në zyrën e vet me administratoren e Ksamilit dhe me kryetarët e fshatrave Çukë, Gjashtë, Metoq e Shelegar.

Ata bënë diferencën me më parë, në punët e kryera gjatë dy viteve të fundit, me impakt të dukshëm e të vlerësuar edhe nga komunitetet e tyre. Ndërkohë,
drejtuesja e NJ.A Ksamil dhe kryetarët e fshatrave bënë prezent diaa nga shqetësimet dhe problematikat e çdo zone, dhe sugjeruan mënyrën e zgjidhjes së tyre. Kryebashkiaku Gurma dhe stafi i tij i pranishëm në këtë komunikim, mbajtën shënim çdo sugjerim e kërkesë, të lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit, me azhornimin e tokave, me përmirësimin e ndriçimit publik etj., për t’i adresuar ato në drejtoritë respektive. Kreu i Bashkisë Gurma tha se ky takim do të shoqërohet në vijim me prekjen e problematikave në terren dhe me listimin e prioriteteve, që ato të perfshihen në buxhetin e vitit 2022.